Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Ka disa vite që studiuesit albanologë shqiptare janë janë ndarë në dy grupime ose dy rryma. Njera është ajo, ku përfshihen drejtuesit e Akademisë së Studimeve Albalologjike të Tiranës dhe Prishtinës, së bashku me punonjësit e tyre shencorë, si dhe pasues të tjerë; në krahun tjetër qëndrojnë një numër i madh studiuesish të pavarur.
Si shkak për këtë ndarje është bërë qëndrimi i ndyshëm i tyre, ndaj lashtësisë së gjuhës shqipe. Grupimi institucional i përmbahet me këmbëngulje pikëpamjes se problemi i prejardhjes së shqipes tashmë konsiderohet i zgjidhur.
Edhe pse ajo dokumentohet shumë vonë me shkrim, jo më herët se shek XVI, prap se prap, është arritur të bëhet i pranueshëm mendimi se shqipja rrjedh nga ilirishtja, si një dialekt i saj.
Më tej s’ka ç’ të kërkohet!
Përpara se të vinin ilirët në këto troje, këtu ka banuar një popull parailir, të cilët nuk i lidh asgjë me ilirët, kuptohet as me gjuhën e tyre!
Grupimi tjetër nuk pajtohet me këtë pikpamje.
Ai e sheh problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe si një çështje të pambyllur, pasi jo vetëm është mundësia të provohet shkencërisht, me materiale të shkruara, vazhdimësia ilirishte-shqipe, gjë e cila nuk është bërë deri më sot, por janë të gjitha mundësitë të provohet edhe më tej lashtësia e gjuhës shqipe.
Sipas këtij grupimi, banorët e trevave ilire janë banuar që në kohët shumë të lashta nga paraardhësit e ilirëve, pellazgët. Ilirët janë një ndër fiset e shumta pellazge, të cilët si gjuhë të tyre kanë patur atë pellazge.
Disa nga ne studjuesit opozitarë, ku bëj pjesë edhe unë, të bindur se kemi arritur të sigurojmë gjetje, të cilat provojnë se shqipja është një gjuhë shumë e lashtë, e cila ka ardhur në trajtën e sotme si një proces, një evolucion i tejzgjatur gjuhësor pellazgo-iliro-shqip; i kemi kërkuar, disa herë, kësaj Akademie, të organizojë ballafaqimin e këtyre pikëpamjeve, por nga ana e Akademisë nuk është bërë asnjë prononcim.
Vetëm një heshtje e pakuptimtë!
Por që është edhe shumë e dëmshme; sepse bëhet pengesë për mundësinë e zbulimit të lashtësisë së gjuhës shqipe, e cila lidhet drejtpërdrejt me lashtësinë e kombit tonë.
Pse kjo heshtje kaq e zgjatur e Akademisë?
Çfarë të keqe, veç të mirash, do të sillte hapja e një diskutimi të tillë në rrugë institucionale?
Ky qëndrim i pa kuptimtë i Akademisë, s’kish si të mos ngjallte diskutim midis grupimit tonë. Janë shfaqur mendime nga më të ndyshmet: nga mendimi se kjo Akademi, nuk ka punonjës të aftë, pavarësisht, gradave shkencore që ata mbajnë, deri tek shmangja e qëllimshme e një diskutimi të tillë..
Unë, personalisht, kam anuar nga mendimi se, kjo po ndodh nga që nuk ka punonjës të specializuar për historinë e gjuhës. Punonjësit shkencorë të kësaj Akademie, të ngarkuar për të ndjekur studimet në fushën e historisë së gjuhës; por, edhe pedagogët që përzgjidhen për të dhënë lëndët e historisë së gjuhës në univesitete, nuk kanë kryer ndonjë specializim të veçantë. Ata kanë ndjekur po ato leksione që kanë ndjekur të gjithë studentët e Fakultetit të Histori Filologjisë
Për të mësuar më shumë për arsyet e kësaj heshtjeje, jemi përpjekur të njihemi me programin e punës të Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, si pjesë e rëndësishme e kësaj Akademie.
Problemet e historisë së gjuhës në këtë Institut i mbulon Departamenti i Gramatikës së sotme dhe i Historisë së Gjuhës, saktësisht: Seksioni i Historisë së Gjuhës dhe Filologjisë.i, drejtuar nga Prof. Anila Omari.
Sigurisht që ka një program afatgjatë për studimet që do të kryhen.
Po e sjellim të plotë këtë program, me që ka edhe një formulim të shkurtër, konçiz.
“ Seksioni i historisë së gjuhës dhe i filologjisë ka si fusha studimi:
– studimin gjuhësor të teksteve të vjetra shqipe e arbëreshe;
– botimin e tyre kritik; dhe
– studimin e marrëdhënieve të gjuhës shqipe me gjuhët fqinje.
– Kërkimet shkencore aktuale mbështeten në arritjet më të mira të traditës
së studimeve për shqipen, si dhe në përvetësimin e zbatimin
edhe të metodave të reja të gjuhësisë bashkëkohore ”
Dy janë përcaktuar si objektivat më të rëndësishme:
1. Studimi gjuhësor i teksteve të vjetra shqipe dhe arbëreshe dhe botimi i tyre kritik.
E drejtë është, studimi i këtyre teksteve duhet të vijojë, pasi këto tekste përbëjnë një pasuri me shumë vlera për gjuhën shqipe. Por, duhet të kemi parasysh se, jo pak studime kanë patur si objekt këto tekste. Mjafon të përmendim se vetëm me prapashtesat e Mesharit të Buzukut janë mbrojtur grada shencore.
2 Marrëdhëniet me gjuhët fqinje.
Këto marrëdhënie gjuhësore është e nevojshme të studjohen më tej, sepse popujt që kanë jetuar për një kohë të gjatë në fqinjësi, kanë dhënë dhe kanë marrë shumë nga njeri-tjetri, përfshirë këtu edhe fjalë të gjuhës së njërit-tjetrit.
Por; përsëri, të mos harrojmë, se për këto marrëdhënie janë bërë mjaft studime.
Këto marrëdhënie i ka studjuar E..Çabej, K.Topalli, A.Omari etj.
Përmes këtyre studimeve në fushë të etimologjisë, është arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e fjalorit të shqipes është huazuar nga gjuhët e popujve fqinjë, pasi gjuhët e tyre shihen si shumë më të lashta se shqipja! Studimet e mëtejshme të mbështetura në këtë përvojë, mund të gjejnë fjalë të tjera të shqipes të huazuara nga gjuhët fqinjë.
Vetë ky program provon se, për këtë Akademi, nuk parashikohet asnjë studim për lashtësinë e shqipes. Për të, ky problem konsiderohet plotësisht i erzauruar, prandaj dhe studimet e mëtejshme për lashtësinë e shqipes, janë hequr fare nga axhenda e punës së kësaj Akademie!
Për ne; tani bëhet e qartë; përse hesht dhe nuk u përgjigjet kërkesave tona kjo Akademi.
Këtu nuk kemi të bëjmë me paaftësi, por me papërgjeshmëri të plotë: papërgjegjshmëri institucionale, prafesionale, shtetërore, morale, kombëtare!
Cili është ai autoritet shencor që paska të drejtën dhe guximin të heqë fare nga axhenda e studimeve albanologjike problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe, zbulimi real i së cilës shpie drejtpërdrejt në zbulimin e etnogjenezës së kombit tonë, e cila fatkeqësisht nuk është përcaktuar saktësisht akoma!
A mund të vazhdohet më kështu?