Presidenti shqiptar Ilir Meta në një emision televiziv është treguar mjaft eksplicit.

Ai ka përmendur edhe çështjen se po jep pasaporta për shtetasit e Kosovës, shkruan portali arbresh.info

Meta ka përmendur edhe ish ministren e arsimit Besa Shahini dhe zëvendësministrin Gent Cakaj që janë nga Kosova.

“Që thotë ai jo pesë vite nga Ministri i Brendshëm, Besa (duke aluduar në Besa Shahinin) as zëvendësministre e as ministre s’do ishte bërë do të duhej të priste edhe dy vite të tjera që të merrte shtetësinë shqiptare, e njëjta është edhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme. Vetëm nga ministrja e Kulturës së mëparshme janë nja 100 kërkesa për artistë të Kosovës që më ka kërkuar”, tha Meta.