Dalja jashtë funksionit e Facebook, Instagram dhe ËhatsApp për më shumë se gjashtë orë disa ditë më parë, mes të tjerave shkaktoi edhe panikun se serverat e këtyre shërbimeve ishin sulmuar nga hakerat.

Por, ekspertët thonë se në 90 për qind të problemeve që po shfaq sot bota e internetit nuk janë pas hakerat, por infrastruktura e vjetëruar e këtij shërbimi dhe centralizimi i madh i informacionit në një grusht serverash.

“Një nga gjërat që kemi parë në vitet e fundit është një mbështetje e shtuar në një numër të vogël të rrjeteve dhe kompanive për të ofruar ruajtjen e pjesëve të mëdha të përmbajtjes dhe të dhënave në internet”, thotë Luke Deryckx, Zyrtari Kryesor Teknik në Doën Detector.

DoënDetector ka vënë re se ka një shtim të çrregullimeve në funksionimin e internetit dhe shumë pak prej këtyre çrregullimeve u faturohen hakerave. Ata thonë se efekti është zinxhir. Si shembull, nëse preket Facebook, çrregullimet vijojnë edhe për aplikacionet, apo faqet e tjera ku klientët kanë përdorur kredencialet e Facebook për t’u loguar.

“Kur Facebook ka një problem, krijon një ndikim kaq të madh për internetin, por edhe ekonominë, dhe, ju e dini … shoqërinë. Miliona, ose potencialisht qindra miliona njerëz, janë thjesht duke pritur nga një të vogël ekipi në Kaliforni për të rregulluar diçka. Është një fenomen interesant që është rritur në dy vitet e fundit”, thotë Luke Deryckx.

Gjatë ndërprerjes në Facebook, ekspertët bënë shaka në platformën e mediave sociale Tëitter se disa nga të dyshuarit e zakonshëm, ose arsyet për problemet e ndërprerjes janë “më të vjetër se Spice Girls” dhe “të dizajnuara në anën e pasme të një pecete”, duke iu referuar infrastrukturës së shërbimit, që është disa dekada e vjetër.

Se si mund të përmirësohet sistemi, ekspertët janë të ndarë. Disa prej tyre propozojnë që sistemet të përditësohen duke u fikur dhe më pas rindezuar. Kjo do të shkaktonte shkëputje të kontrolluar të ndërprerjes së shërbimeve.

Por, të tjerë mendojnë se nuk është kjo zgjidha e duhur. Sipas tyre, zgjidhja e duhur do të ishte shpërndarja e mënyrës së ruajtjes së të dhënave në më shumë vende dhe kompani të botës. Kjo do të shmangte mbingarkesën e rrjetit.

Një faktor që ka ndikuar në këtë mbingarkesë janë telefonat inteligjentë dhe kamerat cilësore të tyre, që gjithnjë e më shumë regjistrojnë foto e video të një cilësie të lartë, e që shpërndahen në rrjetin global përmes rrjeteve sociale.