Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Korrik 2021

“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit

Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë në ekzil i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj, tha sot një zëdhënës i punëve të jashtme.

Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës me titullin Mbretëresha Susan e Shqiptarëve, por ajo mori një në emër të Susan Leka.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)