Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Roland Luçi, ka komentuar së fundmi humbjen zhgënyese 0-1 të kuqezinjve ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve. Ai ngre dyshime se ndeshja ishte e shitur.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, shkodrani thotë me ironi se është nëse ka qenë e shitur, mirë kanë bërë, pasi skuadra jonë gjithsesi do të humbte me atë paraqitje që po bënte.

Luçi shkruan:

Humbëm apo na mundën? Pashë mbrëmë një ekip të lodhur që sa filloi loja më dukeshiin tanët si të ishin duke kaluar mundimshëm finishin e ndonjë maratone. Ndërkohë gjithandej qarkullojnë lajme se ndeshja ishte e shitur. Shikoni: Uroj që jo, po nqs ndeshja është shitur, mirë ja kanë bërë, pse të mos shitej kur ata të pjerdhur se të pjerdhur ishin? Ashtu e kështu ajo do të humbej…”