Për ata që kalojnë kufijtë, karantina e detyrueshme me izolim prej 14 ditësh nuk do të jetë më. Po ashtu qeveria vendase po merr masa që të zhvillohet dhe sezoni turistik.

ITALI- Italia po përgatitet të rihapë kufijtë me pjesën tjetër të Evropës. Sipas mediave Italiane në dekretin që më vonë do të lancohet nga qeveria pritet që më 3 qershor të hapen kufijtë me vendet e Bashkimit Evropian.

Për ata që kalojnë kufijtë, karantina e detyrueshme me izolim prej 14 ditësh nuk do të jetë më. Po ashtu qeveria vendase po merr masa që të zhvillohet dhe sezoni turistik.

Nga ana tjetër, vetë Komisioni Evropian po koordinon rihapjen e kufijve të të gjithë partnerëve të Unionit. Partnerët e tjerë evropian gjithashtu pritet të hapin kufij në 3 qershor, si rezultat i rekomandimeve të Brukselit.

Nga ana tjetër, të gjitha kufijtë e jashtëm evropian, pra me pjesën tjetër të botës, mbeten të mbyllura të paktën deri në 15 qershor. Në mesin e muajit të ardhshëm, Komisioni Evropian do të vendosë nëse do të heqë bllokadën apo ta zgjasë atë.Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura ku do të respektohet rregullat e distancimit social. Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.