Ambasdori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se pret liberalizim të shpejt të vizave për qytetarët e Kosovës

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se ka ardhur koha që të ndodhë një gjë e tillë.

“Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE’së që hezitojnë, të lejojnë që liberalizimi të ndodh gjatë presidencës gjermane. Është koha”, ka shkruar Orlando.

Kujtojmë se për më shumë se një dekadë qytetarët e Kosovës janë duke pritur heqjen e vizave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Raportuesja e BE’së, Viola Von Cramon ditë më parë deklaroi se Franca është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën