Situata nga koronavirusi konsiderohet si nga më të këqijat në Itali dhe për këtë arsye shumë njerëz kanë vënë në lëvizje imagjinatën e tyre për të gjetur mënyra për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Ky burrë në Romë ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i mbajtur njerëzit larg tij, aq sa këshillohet në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ai ka prerë një disk druri me rreze 1 metër dhe e ka “veshur” atë për të mos lejuar të tjerët që t’i afrohen. Nuk e dimë sa efektive është shpikja e tij, por ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve