Monument në fjalë i kultit në mbështetje të dokumentacionit nga konservimi i vitit 1955 zotëronte këto dimensione 27,70 x 12, 60. Ndërsa, sipas argjipeshkvit të Tivarit Marin Bici, i cili kishte vizituar këto anë në vitin 1610, monumenti në fjalë ka mundur ti zinte edhe 3000 besimtarë. Emri i tij, siç e ndeshim në dokumente të kohës, Shën Mëri ose kisha sase (Santa Maria chiesa canonicale in Nouamonte), u bë i njohur në botë edhe në sajë të shërbimit aty të humanistit të madh Martin Segoni i Novobërdës (?-1485).

Historiani Jahja Drancolli duke hulumtuar e analuizuar ne vendin e monumentit…

Ajo që tërheqë më tepër vëmendjen këtu është se, njoftimet nga dorëshkrimet zbulojnë vetëm fillimin dhe fundin e rrugëtimit të jetës së Segonit. Fillimi ndërlidhet me Novobërdën, ku lindi në shtëpinë e t’et, Gjon Segonit, dhe fundi me Ulqinin (1482-1485). Duke bërë hulumtime arkivore në arkiva të Padovës për shqiptarët në Universitetin e Padovës, ne kemi pasur rast, që të ndeshim në njoftime që shpiejnë në veprimatrinë e Segonit gjatë viteve 1474-1475 në Padova. Në universitetin e kësaj qendreje të madhe të kohës, kishte mbaruar studimet dhe në shkurt të vitit 1475 kishte mbrojtur doktoratën nga e drejta kanonike. Jo vetëm në atë kohë, por edhe disa dekada më parë u bën të njohura marrëdhëniet në mes të Novobërdës dhe Universitetit të njohur në Padova. Brenda këtij kuadri Martin Segoni i Novobërdës, njëri ndër humanistët më i cituar i kohës për tema të luftës. Në origjinalin latininisht janë ruajtur disa shkrime të Segonit në të cilat bën fjalë edhe për rrugët e Ballkanit, si, rruga që shpie për në Kosovë, të cilën e quan Dardani; rruga Egnatia, që nga Durrësi dhe Apollonia shpie për në Lindje; përshkruan, gjithashtu edhe trevat e Arbërisë Veriore dhe Jugore; në latinishte është shkruar edhe dorëshskrimi i shkurtër kushtuar Skënderbeut: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin, nga turqit, në gjuhën e tyre, i quajtur Skander Beg, domethënë Aleksandër i Madh”.