Njeriu më i pasur në botë, Jef Bezos po flitet se është duke financuar një sipërmarrje që po punon në projektin kundër plakjes dhe që synon të ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë.

“Altos Labs” po shikon tekonologjinë biologjike të riprogramimit dhe nëse një sërë metodash mund të ndihmojnë në kthimin e procesit të plakjes.

Një metodë që po studiohet është nëse ky riprogramim mund t’i mësojë qelizat të kthehen në origjinën e tyre të ‘qelizave burimore’ dhe t’i bëjnë ato të ripërshtaten me lëkurën dhe t’i japin asaj një pamje më rinore.

Kompania “Altos Labs” deri më tani ka mbledhur më shumë se 270 milionë dollarë fal donacioneve masive nga njerëzit në të gjithë botën.