Nga Anna Hida, Itali

Etiketimi i Donald Trump o i Izraelit se i Kosova është vend mysliman ka gëzuar pa masë personat që duan të paraqesin kombin baraz Fe dhe ka hidhëruar pa masë personat që kombin e duan të ketë një Fe atë shqiptare.

Duam apo s’duam ne Dardania ( Kosova) ose më mirë kombi shqiptar dha Perandorin e parë në botë Kostandinin që lejoj fenë e Krishterë të përhapej në mbarë botën. Sot mbas dymijë vjetësh Dardaninë bota e quan myslymane…?

Nuk është problemi mysliman apo i krishterë sepse të dyja fetë ,bashkë me fenë Hebraike vijnë nga i njëjti trung por, në kohë të ndryshme… Hebraikja është feja e parë monotesiste , besuan në një Zot, lidhën pakt me të, e dyta feja e krishterë e bazuar mbi hebraiken, e treta feja mysliman e lindur dhe bazuar në fetë Hebraike dhe të krishterë (Suret e Kuranit të Shenjtë janë shumica të njëjta me Versetet e Ungillit të Shenjtë) dhe tre fetë u linden çuditërisht dhe vijnë nga e njëjta zonë nga shkretëtirat .

Ne shqiptarët vijmë nga një zonë ku siç themi po ne vetë “Zoti e kishte shkel me kembe dhe kishte krijuar mrekulli” vendi ynë ishte vendi ku luteshin shumë Zota : Zoti i malit i fushës , i pjellorise , i detit, e me radhë . Edhe shkretëtira dikur ishte e lulëzuar por pak nga pak ajo filloj të zaptonte vendet e bukura të Arabisë, Sirisë, Jordanisë , Marokut. Njerëzit duhet të mbijetonin , nëpër shkretëtirë kishin ngelur ca Oaze , nuk mund të braktiseshin , prandaj fise të tëra mbidheshin rreth këtyre Oazeve me bagëtinë . Këta fise quheshin Beduine. Fatkqesisht ky popull akoma sot përçmohet si nga të krishterët që kur duan të përçmojnë dikë e quajnë Beduin , një njeri i pashkolluar, injorant. Edhe nga myslimanët përçmohen sepse kanë frikë se këta njerëz të shkretëtirës mund të ndrrojnë fenë më lehtësisht.

Mos të harrojmë Profeti Muhamed jetoi fëmijërinë e tij midis Beduinëve, dhe iu besua dados së të tij Ḥalīma bint ‘Abd Allāh, nga Banu Saʿd b. Bakr, dhe i madhi Muhamed kreu një transumancë (shtegtim me bagëti) të vogël vetëm brenda rajonit Hixhaz. Midis beduinëve të veriut, praktikat fetare, sakrificat e kafshëve dhe ritet e burrërisë janë shumë të përhapura. Beduinët bënë një jetë nomade (duke ndryshuar pozicionin e tyre herë pas here). Ata u ndanë në fise dhe iu përkushtuan blegtorisë. Në shumtën e herëve ata bastisnin sedentarët , duke grabitur fshatarët paqësorë që jetonin në Oaze. Shumë ishin tregtarë dhe udhëtuan nëpër rrugët e karvaneve që përshkonin tërë Arabinë, duke mbajtur shpesh mallra shumë të çmuar. Duke qënë udhëtarë të fuqishëm trasmetuan edhe fenë nga njeri cep në tjetrin. Beduinët nuk janë vetëm myslimanë por dhe të krishterë dhe këto i gjejmë më shumë në Jordani.

Në atë kohë të gjithë ato zona kishin pak a shumë të njëjtat tradita. Përparimi i shkretëtirës kishte bëre të pakësohej uji. Pakësimi i tij sillte varfëri , zhdukje, sepse ishte gjëja më e çmueshme e atyre vendeve, shërbentë si për njerëzit ashtu dhe për bagëtitë . Uji duhej të kursehej ,ai ishte jeta .

Të detyruar nga mungesa a ujit pjesë të trupit duheshin të laheshin çdo moment por nuk ishte mundësia, prandaj bëheshin synet e njohur që nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit, një periudhë në të cilën datojnë treguesit e parë të rrethprerjes, një praktikë e infibulimit mashkullor, në popullin Sumerian, (D. Doyle, Ritual male circumcision: a brief history, in The Journal of the Royal College of Physicians of Edinburgh, vol. 35, n. 3, Ottobre 2005, pp. 279–285, PMID 16402509.) tek meshkujt në menyrë qe të eleminonin infeksione të ndryshme që sillnin sëmundje dhe shterpësi.

Pa hyrë në problematika duke përdorur llogjikën lind një pyetje: A mundemi ne njerëz të zakonshëm të ndërhyjmë me forcë në trupin e dikujt tjetër duke ju shkaktuar dhe trauma kur Allahu i madh e ka bërë trupin tonë aq perfekt sa ne skemi nevojë t’a ndryshojmë? Ajo cope lëkurë e pavlefshme që e quajmë ne, Zoti se ka vendos aty kot pa një pa qëllim. Sigurisht si çdo pjesë e trupit tonë kur sëmuret duhet të ndërhyret kirurgjikisht jo vetëm me anë të synetllekut, por dhe në heqjen e bajameve , apendisitit, tamthit , veshkës, pra në ato raste kur bëhet rrezik për jetën.Pra synetllëku duhet të bëhet në rastet e nevojshme nën këshillèn e një mjeku. Këtë mos t’a marrin si detyrim myslymanët sepse gjithkush vendos mbi fëmijën e familjen e vet.

Shumë prej nesh nuk e dinë por ky rit është shumë i përhapur në vendet a afrikës myslymane,jo vetëm për meshkujt. Origjinat e gjymtimit femëror janë të lidhura me traditat e Egjiptit të lashtë, prandaj emri i “synetisë faraonike” i cili është dhënë në arabisht (الختان الفرعوني, al-khitān al-firaʿūnī) ^ “Pharaonic Circumcision” in Rural Sudan: A case Study, Kenyon College. URL consultato il 30 giugno 2020.

Eshtë vlerësuar se në Egjipt, pavarësisht se praktika është e ndaluar, ende sot midis 85% dhe 95% e grave kanë pësuar infibulim ,(Mutilazioni genitali femminili: è ancora l’Africa la patria del fenomeno, Unicef. URL consultato il 30 giugno 2020..Mijëra vajza të reja eliminohenn në emër të,pastërtisë , sëmundjes, por dhe për të gëzuar mashkullin seksualisht. Të gjitha këto emërtohen e bëhen në emër të Islamit .

A duhet të ndodhë ky martirizim si i meshkujve dhe i femrave ?Duhet të ndodhë akoma kur ne shekullin ku jetojmë edhe familjes më të varfër nuk i mungon uji dhe sapuni dhe këtë e them për ne shqiptarët qe Zoti na ka vendosur në kërthizën e botës? Këtë se vendos unë , sepse ai që do të vazhdojë traditën është i lirë ta bëjë por jo duke vendosur autoritetin prindëror mbi femijën . Fëmija kur të rittet duhet të vendosë vetë për fatin e religjionin e tij.

Një tjetër element i lidhur me Beduinët, janë martesat mes kusherinjve, Kur e kam degjuar për herë të parë më ka tronditur, kur nje afgane më tha që kishte për burrë djalin e xhaxhait . Nga mentaliteti i një shqiptareje nuk arrija t’a kuptoja. Djali i xhaxhait është vella ,është gjak i joti. Ajo përbetohej që këtë e thoshte Kurani i Shenjtë. Kur pyeta një Hoxhë të kulturuar në Shqipëri me tha:-“ Absolutisht jo, ato janë tradita krahinore nuk është kurani”.

Për mentalitetin tonë për t’martuar duhej te shkoje 7 orë larg e shtatë breza larg , kjo është diçka e paimagjinueshme, por kuptoj dhe traditën e këtyre personave. Duke jetuar ne Oaze nuk kishin mundesi njohjeje me popullsi të tjera prandaj në një farë mënyre ishin të detyruar të martonin femijet mes kushërinjve, por dhe për të mos ndarë pasuritë martoheshi mes tyre. Kjo nuk ka ndodh vetëm tek myslymanët . Këtë rit ushtronin edhe Mbretërit aq sa u detyruan të mos martoheshin mes tyre sepse shumë prej pasardhësve lindin me problem shëndetësore nga që ishin të të njëjtit gjak.

Një tjetër problem është problemi i katër grave. Luftërat mes fiseve , mes popujve bënin që shumë burra të vdisnin duke lënë gratë e veja . atëherë këto gra për të mos u martuar me armikun merreshin nga kunetërit për gra për të rritur fëmijët , ose në ato raste kur një grua nuk ishte fertile.

Ka raste edhe sot jo vetëm tek myslimanët që martohen mes kushërinjve por kto jane raste të rralla që këtu nuk dua të hyj e ti komentoj përse ndodh kjo.

Një rast tjetër që na evidencon si mysliman janë dhe veshjet. Këto veshje i sheh më të shumta në Maqedoni , Kosovë po edhe Shqipëri. Kjo s’ na bën të mendojme se kush vishet myslymançe është diçka e gabuar aspak jo, sepse nuk duam as anën e kundërt që femra gati të zhveshura i sheh trotuareve tona. Keto veshjeve të grave shqiptare sidomos ato të grave shqiptare të Maqedonisë nuk i dallon nëse janë Libanese për shembull o Siriane. Keto veshje të gjata si gratë dhe burrat që vijnë nga këto vende te nxehta i kanë përdorur dhe i përdorin për një qëllim jo vetem në rrespekt të fesë por të mbrohen nga i nxehti ekuadorian. Atëherë gratë tona nga cili i nxehtë mbrohen? Pse pikërisht vishen kështu në këto vitet e fundit? Përse përpara gratë tona edhe pse nën një sundim pesëqind vjeçar vazhduan të mbanin kostumet historike? Përse duhet zhdukim kostumet tona aq të bukura e te veshim të dikujt tjeter ?

I lashë për në fund Bektashinjtë ajo fe që lindi mes myslimanëve dhe të krishterëve dhe qe ka origjinën pikërisht në tokat shqiptare, lindi si urë jo mes shqiptarëve e shqiptarëve por mes shqiptarëve dhe të huajve sepse deshi të mbante identitein shqiptar.

Historikisht një problem ka qenë me Hoxhallarët, këtu nuk dua të bëj polemikë për priftërinj e hoxhallarë kush ishte më i mirë njëri apo tjetri. Me përjashtim të viteve të fundit që për t’u bërë hoxhë duhet shumë studim, shumica e imamëve dhe hoxha llarëve është bërë vetem sepse e kanë trasheguar si familje .Priftit i është dashur të studiojë shumë për t’u bërë prift. Kjo s’do të thotë që nuk kemi hoxhallarë të respektueshëm të përgatitur por duhet të qendrojme larg atyre që na bëjnë moral, por femijët i kanë në shkollat më të mira jashtë atdheut, atyre që mendojnë se kombi është vetem një fe dmth nuk njohin religjionet e tjera, ata që ndërrojnë ngjyrë sipas partive ose interesit. Vete fjala Islam duhet tè na kujtojè shumè ,është një fe monoteiste Abrahamike e cila së pari u shfaq në gadishullin Arabik, në qytetin Higiazena të Mekës, në shekullin e shtatë të epokës së krishterë nga Muhamedi, i konsideruar nga myslimanët profeti i fundit bartës i ligjit, “vula e profetëve” (Khātam al-Nabiyyīn), dërguar nga Allahu në botë për të riafirmuar përfundimisht shpalljen, njoftuar për herë të parë Ademit, njeriut të parë dhe profetit të parë. Islami është një emër verbal që mund të përkthehet si “nënshtrim, braktisje, dorëzim total [i vetvetes ndaj Zotit]” Islàm in Vocabolario – Treccani, su www.treccani.it. URL consultato il 17 gennaio 2020 (archiviato dall’url originale il 3 settembre 2019). i cili rrjedh nga rrënja aslama, lidhja shkakësore e salima (“të jesh ose të vendosësh veten në një gjendje sigurie”) dhe është i lidhur një salām (“paqe”) (EN) Definition of islam | Dictionary.com, su www.dictionary.com. URL consultato il 17 gennaio 2020.., prandaj kush flet në emër të tij dhe fsheh qellime të tjera ska vend mes shqiptarëve. Përpara se të respektojmë tè tjerët të rrespektojmë vetveten të respektojmë shqiptartinë.

Prandaj të dashur lexues ne nuk jemi as arab, as afrikan, as aziatik , jemi europian. Kemi traditat tona. Me këtë nuk dua të them që të mos rrespektojmë këtë apo atë fe .

Allahu ka krijuar femren e mashkullin në ngjashmëri të vet, por dhe ndrysh nga njëri tjetri. Dikujt i ka dhenë flokë të bukur të verdhë të kuq të zinj, dikujt sy të bukur. Nuk na detyron ai të mbulojmë koken se po të ishin flokët e një femre tundim për nje mashkull, Allahu do i krijonte tërë femrat tullace. ..

Të kthehemi tek ne. Të jesh mysliman sot nuk është e lehtë, sepse të jesh mysliman duhen rrespektuar ato rregulla që sollem më sipër. Atëherë a është shqiptari mysliman? Unë them që jo, sepse, pak nga këto rregulla zbatohen në vendet ku flitet shqip,mbase synetllëku dhe veshja zbatohen tek ne, kjo na bën të mendojmë se nuk jemi vend mysliman. Rrespektin më të madh për ata që janë dhe e ndjejnë me zemër , por jo për ata që predikojnë ndrysh e bëjnë ndrysh , ata që na duan , francez, turq, arab, italian, grek, serb,amerikan. Ne jemi shqiptarë me të mirat tona, me të metat tona. Ai që nuk ndjehet i tillë sot, është e lehtë, mjafton një biletë vajtje pa kthim në vendin që ndihet se i përket dhe historia mbaron, por jo të vjellim vrer, për historinë, kulturën e fenë e të parëve.

Nusha Zhuba Hida Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror-Itali