Nënkryetari i Lista Srpskas, Dalibor Jevtiq, ka reaguar pasi Policia e Kosovës hoqi banerin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe” [Zajednicë] në një mënyrë skandaloze duke linçuar një polic serb që mori pjesë në një aksion të tillë.

Jevtiq është shprehur se edhe ky qytet do të jetë pjesë e Asociacionit.

Ai në një postim në Twitter deklaroi se shumica dërrmuese e popullit serb në Kosovë e donte një gjë të tillë, dhe kjo nuk përjashtonte Shtërpcën.

Sipas raportimeve, në heqjen e banerit anti-kushtetues ishte edhe një serb në radhët e Policisë së Kosovës.

Kjo ka irrituar z. Jevtiq.

“Fatkeqësisht ka edhe serbë, me emër e mbiemër, që treguan se çfarë mendojnë për Zajednicën mbrëmë në Shtërpce. Për fat të mirë, ata nuk kanë mbështetjen e popullit.” – u shpreh ai.