Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Veseli ka thënë se pak më parë për këtë është njoftuar nga IKSHP pas testit të kryer sot.

Kreu i PDK-së ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të theksuara.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!