Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka nisur një peticion me anë të së cilës kërkon ndërtimin e Qendres Memoriale në Batajnicë.

Kamberi ka deklaruar se e ka nënshkruar edhe vetë këtë peticion.

Ai iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkangjiten inciativës së tij.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.
Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas ekzekutimit në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi ku janë kryer mizoritë, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.
Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz:

https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija