Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar LDK’në për procesin zgjedhor për kryetarin e ri të partisë, shkruan Gazeta Metro.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka uruar Lumir Abdixhikun, për detyrën e re duke shtuar se sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës”.
Postimi i tij i plotë:
”Përgëzoj Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, me garë të vërtetë, shumësi kandidatësh dhe pranim rezultati. Respekt dy miqve të mi, Lumirit dhe Lutës, për kulturën e tyre demokratike. ​

Urime Lumir për detyrën e re!

Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.”