Pak muaj më parë dolën edhe xhirime teksa ushtria serbe shëtitej nëpër fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Për këtë punë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu edhe u thirrë në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.

Por aty Veliu përmendi një kërkesë të çuditshme që i kishte bërë KFOR-it.

Që mundësisht Ushtria Serbe të mos hyj shumë thellë në Kosovë.

“Kërkuam njëkohësisht që sipas mundësive Ushtria Serbe të mos zbres shumë poshtë vijës kufitare”, kishte deklaruar Veliu.

E këtë video të kësaj deklarate e ka shpërndarë drejtuesi i zyrës për media i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka ku ka shkruar “Pa koment”.