Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një foto në rrjetin social Facebook ku ka kujtuar kohën kur kishte dalë si mërgimtarë në Zvicër.

“Rrugës për në punë, gjatë viteve të hershme në Zvicër”, shkruan ai.

“I vetmuar, mbajta familjen time të madhe në Kosovë. Unë e di ndjenjën e të jetuarit në vend të huaj” vazhdon ai.