Koronavirus COVID-19, ka shenja që mund të dallohet nga ftohja dhe gripi, ku disa nga shenjat është edhe problemi me frymëmarrje

Deri më tani Koronavirus është përhapur në tërë globin dhe ka marrë jetën e më shumë se 4 mijë personave.

Në total në tërë botën janë konfirmuar mbi 127 mijë raste, ku Kina dhe Italia janë shtetet më të prekura.

Kosova ende nuk është prekur nga ky virus edhe pse janë marrë masa të shumta.

Për të kuptuar se nëse jeni prekur nga Koronavirus, ose gripi i zakonshëm apo ftohja, ekzistojnë disa simptome që i dallon të parin nga këto dy të fundit.

Problemi me frymëmarrje është njëra ndër simptomat e Koronavirusit, që dallon nga e gripit ose ftohjes.

Nëse keni ethe, lodhje, kollë dhe probleme me frymëmarrje, menjëherë duhet të kontrolloheni te mjeku dhe të vendosni maskë.

Më poshtë Metro ka përmbledhur simptomet e gripit, ftohjes dhe Koronavirusit.