Shkruan: Valter SHTYLLA

Kisha e Manastirit të Deçanit është ndërtuar në vitet 1327-1335 nga mbretërit nemanjid Stefan dhe Dushan, babai Stefan Uroshi III Deçani dhe i biri. Kjo kishë është realizim arkitektonik romaniko-gotik e shkollës dalmato-arbërore e bregut dalmat. Në arkitraun e portalit jugor të kishës lexohet mbishkrimi i arkitektit arbnor dom Vita Çuçi Françeskani. Dom Vita Çuçi ishte kryemurg i Kishës së Shën Mërisë në Kotorr, funksion që dhe në këto anë e kryenin përgjithësisht priftërinjtë arbërorë. Në ditët tona është ruajtur burimi se dom Vita me 18 shqiptarë gurgdhendës ndërtoi Kishën e Manastirit të Deçanit.
Manastiri i Deçanit/ Shqiptarët që ndërtuan monumentin e rrallë, ku ruhet shandani i dhuruar nga SkënderbeuJul 18, 2020 |
Prof. dr. VALTER SHTYLLA/ Manastiri i Deçanit ndodhet rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në periferi të qytetit të Deçanit. Në fillimet e Grykës së Deçanit, nëpër të cilën rrjedh lumi i Bistricës, manastiri rrethohet nga pyje gështenjash e pishash, që kufizohen nga kreshpat e larta e të zhveshura të Bjeshkëve të Nemuna. Resorti historiko – turistik i këtij manastiri shtrihet ndërmjet Gjakovës dhe Pejës, dy nga qytetet më të njohura të Kosovës.
Thuhet se për projektimin e kishës së Deçanit, autori dom fra Vita është influencuar nga tipologjia e Kishës së Shën Serxhite Bakut, në fshatin Shirgj në lumin Buna në Shkodër, e cila është realizuar nga abati Pjetër Doka nga Shkodra. Në ato kohë, në Dalmaci ishin të njohura atelietë e skulptorëve dhe gurëskalitësve arbërorë në Ulqin, Tivar, Kotorr, Zarë e Split. Një skulptor i njohur ishte Miho Tivarasi, autor i punimeve në Kuvendin Françeskan në Raguzë (Dubrovnik), i cili mendohet se ka lënë gjurmë edhe në Kishën e Deçanit. Veç Deçanit, motivet e tij të ngjashme hasen edhe dhe në Raguzë e në Katedralen e Novobërdës. Veç burimeve nga arkiva e Raguzës, edhe mjaft studiues të huaj shprehen për origjinën arbërore të Miho Tivarasit. Manastiri i Deçanit, e larta, u ndërtua si vepër përshpirteshe e Stefan Uroshit III Deçanski.
SHANDALLI I KISHES DHURATA E SKENDERBEUT QË I BËRI KËSAJ KISHE
Kjo relikte-dhuratë e Skënderbeut, përveçse shpreh marrëdhëniet e mira të tij me këtë manastir, duke u mbështetur në formën kompozicionale të saj, ajo pason dhe një interpretim historik, që dhe ky mbështet faktin se shandani përfaqëson një objekt të familjes së Kastriotëve. Simboli apo stema e familjes së Kastriotëve mbi shqiponjën dykrenare ka yllin me tetë cepa. Kjo shihet qartë në vulën e tij zyrtare, që ruhet në arkivin historik të Dubrovnikut në Kroaci (Raguza e dikurshme). Yllin me tetë cepa e hasim dhe të gdhendur në varrin e djalit të Gjonit, i realizuar nga mjeshtri Jacopo della Pila, në vitin 1503 në portikun-oborr i brendshëm të Kishës Santa Maria la Nova të Napolit.


Këtë vepër në kujtim të nipit të saj e mundësoi gjyshja, Donika Kastrioti, gruaja e Gjergj Kastriotit. Në pllakën epitaf kushtuar nipit shkruhet: “Konstantin Kastrioti i varrosur këtu, i cili është prej gjaku e farefisi të kulluar mbreti dhe perandori dhe fisnik për dëlirësi dokesh, për dinjitet kryeprift i Izernias që vdiq para kohe”. Donika Komina, stërgjyshja nga babai, i bëri këtë varr të mrekullueshëm në vitin e një mijë e pesëqind. Nga të dyja anët e varrit të murosur janë gdhendur dy brinjë, ku në gjysmën e lartësisë së tyre, në fushën e dy mburojave, janë dy shqiponjat, mbi kokat e të cilave dallohen yjet me tetë cepa. Në burime të ndryshme vërehet se ylli me tetë cepa apo më shumë cepa në simbolet e dinastive historike përfaqëson diellin.
Kështu, Filipi i Maqedonisë, babai i Aleksandrit, Leka i Madh, ka përdorur si simbol të tijin yllin me 12 dhe 16 cepa zbuluar në reliktet e arta të varrit të tij në Verxhina të Selanikut. Kësisoj, ylli me cepa përfaqëson diellin pa i dhënë rëndësi të veçantë numrit të cepave. Në burimet e ndryshme historike theksohet një lidhje ndoshta e trashëguar në shekuj ndërmjet Lekës së Madh dhe Kastriotëve. Në një epitaf tjetër mbi varrin e vëllait të Konstantinit, Alfonsit, kushtuar edhe ky varr nga gjyshja Donika në vitin 1503 në Real Manastirin San Trinidad në Valenca të Spanjës, ndërmjet të tjerave është gdhendur:
SKENDERBEU KRAHASOHEJ ME MBRETIN ALEKSANDËR TË MAQEDONISË”