Kisha Katolike e Nishit

Shkruan: Retin REKA

Kisha katolike – Dardane e Nishit, u ndërtua në fundshekullin e VIII-të dhe fillim shek. e IX-të pas k. Me arkitektonikën e saj, materialet e ndërtimit, harqet dhe çfardolloj të veçantë që mund të konstatojmë në foton e paraqitur: nuk besoj se mund të ketë një, me njohjen sado të pakët në këtë fushë, që mund të kundërshtojë se kjo lloj arkitekture, edhe pse rëndom është quajtur me termin “stili bizantin”, në fakt nuk është tjetër vetëm se stili i kohës Justinjane!
Në të gjitha guidat turistike të Nishit, kjo kishë është e prezantuar si Kisha Latine e Nishit, (gorinji matejevac).
Nishi ishte një qendër e rëndësishme që nga koha e Ilirëve, në kohën e Kostandinit u kthye në një nga qendrat kryesore të gadishullit, jo vetëm për nga rëndësia e gjeostrategjisë imperiale por, edhe sepse ishte vendlindja e perandorit.
Ishte koha kur arkitektura serbe, arrinte të ndërtonte më e shumta një ndërtesë katërkëndëshe, pa asnjë rafinatesë arkitektonike të asnjë lloji, si kupola, harqe, etj!

Një përgjigje pak e zgjeruar në argumente,
mbi kishën katolike (latine) të Nishit

Në vitin 325 mbas K, në Niçea të (Azisë së vogël), Izmir i Turqisë së sotme: Konstandini i madh mblodhi këshillin e parë të gjithë veskovëve të Krishterë që përfshiheshin brënda kufinjëve gjeo-juridikë të perandorisë Romake. Sipas dëshmive të kohës (Eusebio i Çezaresë), u mblodhën në Niçea rreth 300 veskovë nga të gjitha krahinat perandorake, dhe ku u vendos zyrtarisht formula Doktrinare e besimit, teologjia primare, dhe rituali kryesor ose liturgjia e faljes.
Të gjitha këto vendime të aprovuara në Niçea dhe të zyrtarizuara nga perandori Kostandin me vulën e autoritetit më të lartë të piramidës shtetërore, kanë hyrë në histori nga ku zbatohen edhe sot e kësaj dite: si fondamentet e besimit Niçea, dhe ndiqen nga të gjitha kishat katolike të kontinentit, me ndryshime krejtësisht të papërfillshme.
Është shumë e rëndësishme të përmendim që funksiononi dy gjuhë: ajo zyrtare Latine që shkruhej e flitej nga të gjithë administrata shtetërore e perandorisë në të gjitha nivelet, dhe në të gjithë hapsirat perandorake, dhe tolerohen si gjuha e dytë: gjuha e parë klasike në nivelin intelektual – shkencor, të të gjithë veprave antike Të shkruajtur në këtë gjuhë
Pavarsisht se Konstandini e spostoi kryeqytetin e perandorisë nga Roma në Kostandinopol, rreth vitit 330 mbas K, qendra kryesore e vikariatit të Krishterë, mbeti gjithmonë në Romë.
Kjo ndodhi sepse, një shkrim doktrinal i rëndësisë së veçantë, nuk i lejonte askujt të ndryshonte qendrën e Krishtërimit jashtë domethënies së këtyre shkrimeve:
Jezusi u drejtohet apostujve të Tij: “Ju çfarë mendoni se kush jam unë?”
Menjëherë përgjigjet apostull Pjetër: “Ti je Krishti (teologjikisht shpëtuesi i njerzimit), djali i Zotit të përjetshëm!”
Jezusi i thotë Pjetrit: “Bekuar ti Simon (Gjefa ishte emri Hebraik i Pjetrit), djali i Gjonit (Gjionas), sepse as mishi as gjaku yt nuk ta kanë thënë (se kush jam Unë – Jezusi), por, babai im që është në qiell. Unë po të them: ti je Pjetri (gur, shkëmb) e mbi këtë shkëmb, do ta ngre kishën Time, që fuqitë e ferrit nuk do të munden ta shkatërrojnë. Ty do të dorëzoj çelësat e mbretërisë qiellore, dhe gjithçka që do të mohosh në tokë, do të mohohet në qiell, dhe gjithçka që do të lejosh në tokë, do të lejohet edhe në qiell” Matia 16: 13-19
Ky fragment i shkrimeve të shejta, i jepte të drejtën dhe privilegjin Pjetrit, që të ishte zëdhënësi i parë dhe i padiskutueshëm i Jezusit, dhe të gjithë ata që emëroheshin patriarkë të Romës, pikërisht për këtë motiv doktrinal, ishin gjithashtu edhe autoriteti absolut i Krishtërimit, ose thënë ndryshe “Papa” Pjetri konsiderohet Papa i Parë i historisë së Krishterë.
Pikërisht në vendin ku ka ndrruar jetSyla: Jemi para kolapsit… e ju politikuaj po ju pyes – “A keni familje more”

https://njekomb.org/syla-jemi-para-kolapsit-e-ju-politikuaj-po-ju-pyes-a-keni-familje-more/ (rreth vitit 64 mbas K, i kryqëzuar me kokë poshtë tek kodra që sot është kisha që mban emrin e tij, dhe i varrosur pikërisht në vendin ku ishte kryqëzuar: Vatikan, Romë).
Dihet tashmë që Latinishtjs duke qënë gjuha e vetme zyrtare e perandorisë, kthehet edhe gjuha zyrtare e Krishtërimit të kohës.
Mbas vitit 451 mbas K, kur zhvillohet edhe këshilli i përgjithshëm i veskovëve në Kalçedonia, ndodhi edhe përçarja e parë zyrtare e madhe, sepse shumë veskovë të vendeve Lindore të perandorisë nuk i pranuan konkluzionet e këtij këshilli. Si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe mosfirmosjes së dokumentit final nga të gjithë veskovët pjesmarrës, filloi formimi i kishave të ndryshme me administrim e vendimmarrje të pavarura nga papati Romak i kohës.

Kështu lindën kishat e vjetra të Lindjes:
1.Kisha Siri – ortodokse në Siri.
2.Kisha Asire (e quajtur ndryshe edhe Kaldea) në Persi (Irani i sotëm).
3.Kisha Siri – ortodokse në Indi.
4.Kisha Armene (vendi i parë në botë i shpallur zyrtarisht i Krishterë, para ligjit të Kostandinit 313).
5.Kisha Kopta (Egjipt, Aleksandri) ku ndodhej edhe komuniteti më i madh që përdorte gjuhën e kryqëzuar. Kopte)
6.Kisha Etiopika (Etiopi).

Duhet të kujtojmë se përpara këshillit të Kalçedonias, në vitin 395 (në 380, 15 vite që Krishtërimi ishte zyrtarisht feja e vetme e perandorisë Romake), fill pas shuarjes së perandorit Teodozio, perandoria ndahet zyrtarisht në dy pjesë: perandoria perëndimore, dhe ajo lindore.
Të gjitha këto ngjarje, dhe sulmet e vazhdueshme të fiseve të ndryshme të Europës Veriore, që synonin Jugun dhe sidomos qendrat më të pasura të perandorisë, shkaktuan në shekujt e ardhshëm plot 8 shizma (ndarje) në gjirin e Krishtërimit, që u eliminuan që në lindjen e tyre, pa u zyrtarizuar si të tilla.
Mos të harrojmë se ndarja e perandorisë në dy pjesë: i dha liri më të madhe përdorimit të gjuhës kishtare mesjetare Greke, edhe pse gjuha Latine ngelte me dominim të plotë mbi të si gjuhë zyrtare.
Le të marrim si shembull perandorin ilir të shek. të VI-të, Justinjani.

Perandori e kthen Justinjana Prima, një qytet i krijuar krejtësisht i ri dhe i projektuar që në nisje që të ishte qendra administrative veskovile e të gjithë gadishullit.
Domethënës për gjithë historinë tonë etno-nacionale është edhe thënia e perandorit që e quan për herë të parë në historinë e dokumentuar, gjithë. Ilirinë “Atdheun tonë të shtrejtë!”.
“Arkipeshkvi fatlum i J. P. Atdheut tonë të dashur, do të ketë në juridiksionin e tij: Dakinë mesdhetare, Dakinë buzë lumenjve, Prevalitaninë (Mirditën, Martin dhe zonat përrreth), Dardaninë, Myzinë e epërme dhe Panoninë. (praktikisht gjithë Gadishullin Ilirik.)
Ai kryepeshkopi i J. P. do të emërojë të gjithë ipeshkët e krahinave të lartpërmendura, dhe do të juridiksion të plotë, mbi të gjitha këto ipeshkëvi të kishës Latine dhe para Selisë së shenjtë Romake”
Kështu shprehej perandori më i famshëm pas Kostandinit i gjithë historisë së perandorisë Romake të Lindjes, ose siç quhet në histori “Bizantine”.
Me ardhjen e shumë perandorëve që mbas Dinastisë Justinjane, (që fliste Ilirisht-Latinisht) filluan të vinin në pushtet perandorë që flisnin Greqishten kishtare Mesjetare dhe Latinisht.
Kontradiktat e natyrave të ndryshme mes kishës së ritit Latin dhe një ngjallje të ritit Grek filloj të merrte forma gjithnjë e më të dukshme, derisa në vitin 1054, një delegacion i Vatikanit me në krye kardinalin
Umberto di Silvia Kandida, viziton Kostandinopolin me qëllimin e bisedimeve rreth kontradiktave të ndryshme që kishin lindur dhe zhvilluar mes tyre.
Takimi i kardinalin të lartpërmendur me patriarku e Kostandinopojës së kohës: Mikele Çerulario, në vend që të ishte një ballafaqim për zgjidhjen e problemeve, u shëndrrua në një kontradiktë të tillë që vazhdon sot e kësaj dite, pas rreth 9 shekujve.
Kardinal i papës ç’kishëron nga ana e tij patriarkun, dhe ky i fundit ç’kishëron nga ana e tij papën e Romës.
Korriku i vitit 1054, është edhe ndarja zyrtare e Papatit Romak me Patriarkanën e Kostandinopolin, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Deri në kohën e e sundimit të dinastisë së Komnenëve, 90 % e gjithë Arbërisë dhe Dardanisë ishin katolikë, sepse edhe Serbët e konvertuar në Krishtrim në shek. e IX – të ishin katolikë dhe gjithë veskovët e tyre ishin vartës të Vatikanit. Komnenët për arsye rivaliteti politik dhe zona influencash mes tyre, në një fushatë të fund shek. të XII-të dhe fillim shek. të XIII-të me premtime të mëdha për financime perandorake dhe pjesmarrje të gjërë të aristokracisë Arbërore të Jugut në administratën perandorake të të gjitha niveleve arrijnë të kthejnë pothuajse gjithë popullsinë në Krishtërimit e ritit ortodoks të gjuhës dhe liturgjisë Greke mesjetare. Kështu ndodhi edhe për Serbët që braktisën pikërisht në këtë kohë nën propagandën e Komnenëve, kishën e Krishterë të ritit Latin, duke përqafuar atë të ritit dhe gjuhës Greke mesjetare.