Shkruan: Shqipe HOXHA

Për arin dardan na njofton edhe Plini (Plin. 33. Hist. nat. 3. 12.)

K. Jireçeku pohon se “nuk ka qenë as raguzan e as kotorras por më parë tivaras ose arberor;

Në komunën e Artanës, në fshatin Boston, gjenden themele apo rrënoja të kishës së vjetër të ashtuquajtur Saksone.

Kisha quhet Santa Maria Cieza Canonicale, hyn në kuadër të kompleksit të Kalasë së Artanës dhe gjendet 1 km në jug-lindje të saj.

Nga famullia e Novobërdës kemi të njohur edhe emrat e disa prifterinjve, të cilët kanë shërbyer në këtë qytet. Vetëm për njërin dihet me siguri se ka qenë sas, e ai është famullitari “domus Parcusquondam Pauli Theutonicus” (nga vitet 1421-1422).

Në bazë të burimeve të shkruara dhe karakteristikave arkitektonike mendohet se ndërtimi i kishës është realizuar në fillim të shek XIV.

Gërmimet arkeologjike të viteve 1954 dhe 1960 kanë zbuluar një numër i madh i varrezave, një varr me mjete të minatorit brenda, monedha eksponate tjera prej argjendi.

Kishën sase e përshkruan edhe arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici në fillim të shek. XVII. Sipas tij, kjo kishë mund të zinte 3000 besimtarë dhe ishte e zbukuruar me piktura murale.

Ndërtimi, sipas asaj që shihet, është realizuar me gurë të latuar dhe gjysmë të latuar. Muret e ruajtura në lartësi 1 m. mbi sipërfaqe të dheut, provojnë se ky monument është konceptuar sipas tipit të Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Domenikan në Raguzë.

Rrënojat, apo muret e mbetura janë në shkatërrim e sipër, prandaj nevojitet intervenim emergjent, me qëllim hulumtimi dhe konservimi.

Gërmadhat e Kishës së Sasëve në Artanë (Novobërdës)

Trashegimia Kulturore e Kosovës