Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar dy fanella, me të cilat “Dardanët” do të luajnë në ndeshjen vendimtare eliminatore përballë Republikës Çeke dhe Anglisë.

Ka qenë vetë FFK-ja që nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale ka prezantuar dy fanellat që “Dardanët” do të veshin në dy takimet e fundit eliminatore të Euor 2020.

Kujtojmë që Kosova do të luajë në Republikën Çeke më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të presë Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Përfaqësuesja “Dardane” është pretendente për një vend në Europian, por natyrisht që vendimtare do të jetë transferta çeke, përcjell albinfo.ch.

Fanella për ndeshjen ndaj Republikës Çeke:

Fanella për ndeshjen me Anglinë: