Një astrofotograf pretendon se ka realizuar foton më të qartë të diellit. Andrew McCarthy vendosi 150,000 fotografi individuale të diellit për të përcjellë detajet e ndërlikuara mahnitëse të yllit më të madh të sistemit diellor.

Në foto shihen krateret e vogla dhe valëzimet e zjarrta që burojnë nga dielli si dhe një shpërthim. Të gjitha mund të shihen brenda imazhit të madh përfundimtar 300 megapiksel – 30 herë më i madh se një imazh standard i kamerës 10 megapikselë.

Andrew tha: “Gjithmonë emocionohem kur fotografoj diellin, është vërtet interesante sepse është gjithmonë ndryshe. Ndërsa hëna është më shumë një pikë referimi….dielli nuk është kurrë i mërzitshëm dhe ishte një ditë shumë e mirë me diellin atë ditë.”