A po rikthehet Wladimir Klitschko në boks?

Nuk mund ta dallojmë nëse ai është duke u tallur në Twitter, ose Wladimir Klitschko e ka seriozisht

Klitschko dominoi divisonin e peshave të rënda për disa vite, para se të pensionohej më 2017, transmeton Periskopi.

Tani, në moshën 43-vjeçare, ai ka dhënë shenjë rikthimi duke pyetur fansat nëse do të preferonin ta shihnin atë në meç kundër Anthony Joshuas, Tyson Furyt, ose Deontay Wilderit.

Ukrainasi humbi titulline tij nga Fury më 2015, pastaj u pensionua pasi u ndal nga Joshua në meçin tjetër.

Duke marrë parasysh nga “pëlqimet” që gjeneruan postimet e tij, shumica e fansave dëshirojnë ta shohin rimeçin me Fury.

Por jo të gjithë e dëshiruan këtë.