Takimet e udhëheqësve të Shqipërisë me ata të Serbisë, ku diskutohet çështja e Kosovës, si duket nxisin reagime të ashpra në çfarëdo kohe që ndodhin.

“Qeveria e Kosovës dhe Ibrahim Rugova, që më 2 nëntor kishin dalë me një deklaratë ku shprehej shqetësim, por edhe ankth për mundësinë e diskutimit të çështjes së Kosovës në këtë Samit dhe për mungesën e ftesës për udhëheqësit kosovarë për të marrë pjesë aty.

Sigurisht që çështja e pjesëmarrjes nuk ishte e argumentuar, sepse Kosova nuk ishte shtet i pavarur dhe qeveria e zotit Bukoshi e panjohur nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare.

Por shigjetimi kryesor në këtë deklaratë, qoftë pa e përmendur me emër, drejtohej kundër Nanos kur thuhej se “askush tjetër, përveç përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të Kosovës, nuk ka mandatin dhe nuk mund të bisedojë në emër të Kosovës, apo të marrë përsipër zgjidhje të çfarëdolloj natyre për Kosovën”, thuhej në këto reagime të Kosovës, të cilat i sjell historiani Milo në librin e tij.