Shkruan: Fahri XHARRA

Nëse e shikojmë hartën e më poshtme, do e shohim shtrirjen e Kulturës së Vinçes e cila dikur para 8 mijë vitesh lulëzonte në tokat tona. Ishte ende koha e pellazgëve . Përafërsisht sipas hartës së punuar nga gjermanët ajo mbulonte një pjesë të tokave të Panonisë ( sot Hungaria ), tokave shqiptare sot (Serbia ) , Kosova , Maedonia Veriore dhe ajo Jugore dhe një pjesë të Shqiperise se sotme dhe zgjatej deri në Selanik ( Greqia e sotme )

Në shtypin serb e lexova një shkrim me titull: “Figurina iz Vitkovačkog polja, stara 7.000 godina, dobila ime Vita “ – Figurina e rrethit të Vitkovcit, e vjetër 7000 vjet u emërtua Vita “

“ Perëndesha Vita” e gjetur afër qytetit të Aleksandrocit, dikur i populluar me shqiptar të besimit Katolik, Kelmendësve ( deri me 1878 )

Shikoni në hartën e Serbisë, Aleksandrovci se sa afër Kosovës është ( i shënuar me të kuqe )

Serbët shkruajnë :Kjo statujë e paraqet shembullin më monumental të figurinave e cila me madhësinë e saj prej 54,1 cm është stueta më e madhe e këtij tipi, e cila daton nga periudha 5500 deri 4750 para epokës sonë .
(“Ova statua predstavlja jednu od najmonumentalnijih primeraka vinčanske figuralne plastike, a svojom visinom od 54,1 cm predstavlja najveću do sada pronađenu statuu ovog tipa, koja se datuje na period od 5500. do 4750. godine P. N. E. https://www.ekapija.com/news/3188809/figurina-iz-vitkovackog-polja-stara-7000-godina-dobila-ime-vita)

Fushat e Vitkovcit me arsye të plotë janë kthyer në fokusin e ekspertëve të arkeologjisë; aty në vitin 1969 është gjetur skulptura antropomorfe që është Quajtur “Lady of Aleksandrovac”, tjerat “ Venusi i Zhupes “ “ Madame de Vinkovov dhe “ Madame de Vençac “

Por serbët nuk rrijnë duarkryq ,por gjetjet i ekspozojnë në muzeumet më reprezentative të Anglisë dhe Danimarkës. Zbulimi i “Perëndeshës “Vita” ka pasur një jehonë të madhe në qarqet profesionale.

Një pyetje : Si sheh bota Serbinë ? Qendër e historisë së lashtë Ballkanit. !

Ju kujtohet , gjatë ndërtimi të Rrugës së Kombit . kur “ Bechtel – Enka e gjeti një shpellë shumë vjetër, një depo me armatim ilir , e ndaloi punën i largoi punëtorët , e zbrazi shpellën dhe qeveria e Shqipërisë as që e shprehi as më voglin reagim. Dhe kështu kjo mbetet vetëm si përrallë e humbur .

Pra, ndoshta është “kysmet” që të humbim vlerat tona kombëtare, dhe të mbesim si mbetje te një Perandorie. Mos o zot !

Fahri Xharra, 11.03.21
Gjakovë