Kompania izraelite Watergen, e cila prodhon gjeneratorin Genny, të aftë të shndërrojë ajrin në ujë të pijshëm, duke përdorur teknologjinë e patentuar, Genous, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë Gala të Konsumit Elektronik për shtëpitë zgjuara të zhvillua në Las Vegas këtë javë.


Themeluar në vitin 2009 nga sipërmarrësi izraelit dhe ish komandanti i zbulimit luftarak Arye Kohavi dhe një ekip inxhinierësh, Watergen u krijua fillimisht për të siguruar ujë lehtësisht të arritshëm për ushtarakët në të gjithë botën.

Pas blerjes së kompanisë nga Michael Mirilashvili, një miliarder ruso-izraelit dhe nënkryetar i Kongresit Botëror Hebre, kompania zhvendosi fokusin e saj duke trajtuar mungesën e ujit dhe duke iu përgjigjur nevojave të civilëve pas katastrofave natyrore.

Prodhuesi i ujit, i cili duket si një ftohës uji, është i aftë të prodhojë midis 25-30 litra ujë në ditë duke përdorur teknologjinë e kompanisë GENius.

Gjeneratorët e saj janë përdorur në vende si India, Afrika e Jugut, Vietnami, Sierra Leone, Kina, Uzbekistani dhe SHBA.

Genny është listuar në “100 Shpikjet më të mira” të revistës TIME të vitit 2019, në ” kategorinë e të mirave sociale”.