Kuvendi komunal i Prishtinës ka vendosur që ta ndihmoj Preshevën me 50 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka falënderuar për këtë solidarizim të asamblistëve të komunës së Prishtinës.

“Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50.000 Euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj”, ka shkruar Sinani.