Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca ka folur rreth rastit të inspektorit Gafurr Rexha, të cilin e raportuam se ai ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetar i pikës në Rumanishtë.

Ishte analisti Imer Mushkolaj, i cili pyeti Glauk Konjufcën në lidhje me lajmin e raportuar nga Gazeta Metro, ku është dokumentuar se ai ka qenë anëtar i VV’së dhe kryetar i pikës në Rumanishtë.

Konjufca fillimisht ka thënë se lajmi i publikuar ishte shpifje, por pastaj kur Mushkolaj tha se ka dokumente që tregon se ai ishte kryetar i pikës së VV’së në Rumanishtë, tha se nuk e di nëse ka qenë kryetar i asaj pike dhe nuk e përjashton mundësinë nëse ka qenë.

“Dikur edhe Shpend Ahmeti ka qenë VV, e krejt me radhë deri te Dardan Molliqaj”, tha Konjufca.

“Unë nuk e di, mund të ketë qenë, por prej Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur plotë do dhe mendoj se edhe ky ka mundur të qenë një i tillë”, tha Konjufca.

“Nuk e përjashtojë mundësinë”, tha Konjufca.

Kujtojmë se Gafurr Rexha u arrestua dje nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimit. Ai ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.