Qazim NAMANI, Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Prishtinë

Abstrakt

Renovimi i Kalasë së Artanës është bërë me fondet të KE-së. Punët konservuese dhe restauruese janë kryer nga viti 2015-të deri më 2017-të. Realizimi i projektit për restaurimin e kështjellës është bërë j nën mbikëqyrjen e UNESCO-s, ndërsa financimi është bërë nga Komisioni Evropian. Hartimi i projektit konservues e restaurues është bërë nga kompania “Omega Engineering” me seli në Dubrovnik, e punët janë kryer nga kompania “Koto” me seli në Beograd. Të dyja këto kompani janë kontraktuar e mbikëqyrur nga UNESCO-ja. Pas fillimit të punimeve,mbikëqyrja është bërë nga përfaqësuesit e dy kompani vetë përmendura më sipër, dhe nga përfaqësues të UNESCO-s, Bashkimit Evropian dhe të institucioneve vendore. Për përcjelljen e punimeve dhe mbikëqyrjen profesionale nga institucionet vendore ishte caktuar Instituti Arkeologjik i Kosovës. Punët restauruese në kala vazhduan me një dinamikë mjaft të shpejtuar. Në këtë rast në vend se të bëhet restaurimi i rrënojave të mureve ekzistuese, u veprua në kundërshtim me metodat e konservimit dhe restaurimit. Janë ngritur mure në lartësi deri afër 10 m, duke futur elemente të reja në mure dhe pa përfillur teknikat e murimit. Gjatë kryerjes së punëve nuk janë përdorur materialet e standardizuara për konservimin dhe restaurimin e monumenteve të kësaj kategorie.
Teknikat e gabuara të murimit dhe përdorimi i materialit jo adekuat, për konservim janë shkaktarët kryesor që pas dy viteve, të fillojë rrënimi i fasadës së mureve, dhe të bëhen çarje të thella vertikale në mure.
Përgjegjësi për punën e bërë në këtë monument kanë UNESCO-ja, Bashkimi Evropian, kompania kroate që ka hartuar projektin, kompania serbe që e ka zbatuar projektin si dhe institucionet e Kosovës që kanë qenë të autorizuara për mbikëqyrjen e punimeve.

Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017

Qazim NAMANI, Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Punët konservuese dhe restauruese të kryera në kalanë e Artanës,nga viti 2015 deri më 2017, janë bërë me fonde të Këshillit të Evropës dhe nën mbikëqyrjen e UNESCO-s. Hartimi i projektit për konservim e restaurim është bërë nga kompania kroate “Omega Engineering”, ndërsa punët ishin kryer nga firma beogradase “Koto”. Për restaurimin e kësaj kështjelle është siguruar fondi prej 1.1 milion euro nga Këshilli i Evropës.
Në vitin 2015 arkeologu serbë Marko Popović, në emër të UNESCO-s është caktuar të mbikëqyrë gërmimet arkeologjike në Citadelën e Kalasë së Artanës.
Rezultatet e para të gërmimeve u publikuan në gazetën beogradase “Blic”nga arkeologu serbë Marko Popović, i cili më vonë të gjitha rezultatet i botoi në një libër.

https://www.blic.rs/kultura/vesti/otkriveni-temelji-crkve-u-tvrdavi-kod-novog-brda/61021vv,
http://www.politika.rs/sr/clanak/350900/Kultura/Novi-zivot-Novog-Brda, Petak, 11.03, 2016

Marko Popović shkruan se gjatë gërmimeve në Citadelë, janë zbuluar tri ndërtesa të mëdha banimi me një kishë, dhe dy cisterna me puse filtri në qendër. Ai shtoi se u zbulua edhe një strukturë e jashtëzakonshme, një vaskë e nxehtë që u përdorën atë kohë si një saunë (banjo) mesjetare. Ajo (banja) ishte e ndërtuar midis njërës prej ndërtesave dhe kishës, e cila kishte një dhomë të vogël katrore, dhe një sistem ngrohje nën dysheme. Sipas kronologjisë sonë ky është një objekt, i ngritur në kalimin e shekujve XIV-XV, dhe është më i riu në kompleksin e Citadelës. Tani është vërtetuar plotësisht se citadela e kështjellës ishte ngritur në gjysmën e parë të shekullit të14-të shkruan Marko Popović.
Foto 2. Pamje e kishës dhe kthinës së vogël në formë trapezi e cila pas pushtimit Osman së bashku me pagëzimoren ishte ndarë nga tërësia e objektit të kishës.
Foto 3. Ana e majtë e objektit të kishës deri te muri ndarës ku ndodhej pagëzimorja e kishës.

Pas publikimit të këtyre rezultateve, ne si punëtor shkencorë në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), që gjatë atyre viteve e realizonim projektin e përnjohjes së terrenit në brezin veri-lindor të Kosovës, e vizituam Kështjellën e Artanës. Gjatë vëzhgimit të punëve vërejtëm se aty nuk bëhej fjalë për kurrfarë vaske (saune apo banjo) me ujë të nxehtë për të cilën flet arkeologu serb Popovic (i cituar më sipër), por

3 http://www.politika.rs/sr/clanak/350900/Kultura/Novi-zivot-Novog-Brda

fjala është për pagëzimoren e kishës, që pas pushtimit të kështjellës së Artanës, osmanët me një mur e kishin ndarë nga kisha.
Siç duket më vonë osmanët, pagëzimoren e kishin përdorur për ngrohje të ujit dhe avullin e ujit të ngrohtë me tuba argjile, e kishin përdorur për ngrohje të objektit. Kjo vërehet edhe në fotot e bëra në hapësirën e vogël,të cilën arkeologu serbë e quan dhomë të vogël, ku ishte edhe vaska me ujë të ngrohtë. Pra në këtë hapësirë vërehen freskat e kishës, që argumentohet qartë se kjo kthinë e vogël, ishte pjesë e kishës dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë vaske (banjo) të shekullit të XIV, por për pagëzimoren si pjesë të pa ndarë me hapësirën tjetër të kishës.
Në shkrimin e përmendur më sipër arkeologu Popović shkruan:“Siç shihet gjatë fazës së parë të gërmimeve brenda citadelës, janë zbuluar themelet e një kishe” . Popović më tej thotë se në shekullin e XIV atë kishë kishte filluar ta ndërtonte Mbreti Milutin, e të cilën më vonë e ka përfunduar Stefan Deçani.
Ai pohon se murimi i mureve të kullave, është duke vazhduar sipas planit të UNESCO-s, që ka ndarë një milion euro për këtë fazë të punimeve.
Për mbikëqyrjen e punëve restauruese dhe konservuese, gjatë realizimit të këtij projekti nga pala kosovare ishte caktuar Instituti Arkeologjik i Kosovës.
Gjatë realizimit të kësaj faze të punimeve, ndaj deklaratave të arkeologut serbë, nuk kishte pasur ndonjë reagim zyrtarë, por dhe as ndonjë reagim nga institucionet akademike e shkencore shqiptare.
Në këtë rast mendoj se, Ministria e Kulturës e Qeverisë së Kosovës gjatë kohës së kryerjes së punimeve është dashur të reagojë dhe t’i ndërpriste punimet. Ministri shqiptar është dashur të ftojë zyrtarët (atashetë kulturor) nga ambasadat e huaja, e më pastaj mjetet e informimit, për të kundërshtuar deklarimet e paargumentuara të arkeologut serbë në mjete të informimit në gjuhën serbe. Arkeologut serbë është dashur t’i kërkohen sqarime nga Ministria e Kulturës, se në cilin guri apo në cilën gjetje arkeologjike ka p.sh. mbishkrime apo fakte që argumentojnë se këtë kishë e paska nisë ta ndërtonte mbreti Milutin gjatë shekullit të XIV, dhe se e ka përfunduar Stefan Deçani! Edhe burimet historike janë në kundërshtim me pretendimet e arkeologut serb, i cili bën deklarime jashtë kritereve dhe kompetencës profesionale shkencore.
Nga burimet latine të shekullit të XIV mësojmë se qyteti i Artanës është quajtur në gjuhë të ndryshme me emrat latinisht, si Novus Mons, në gjuhën italiane Novo Monte apo Monte Nova, në gjuhën gjermane Nyebergh e etj.
Gjatë shekullit të XIV ky qytet ishte bërë qendra më e njohur tregtare në Gadishullin Ilirik (sot Ballkanik). Në këtë qytet sundonin dhe punonin princër arbëror dhe tregtar të njohur nga Raguza, Venediku dhe qytete të tjera të zhvilluara të rajonit dheatyre evropiane.
Nga burimet latine kemi edhe të dhëna për qytetin e poshtëm të quajtur Castello apo “Gocca de Novomonte”, i cili ishte ndërtuar prej mureve masive në gjatësi prej 224m,

https://www.blic.rs/kultura/vesti/otkriveni-temelji-crkve-u-tvrdavi-kod-novog-brda/61021vv , 14.10. 2015
https://www.blic.rs/kultura/vesti/otkriveni-temelji-crkve-u-tvrdavi-kod-novog-brda/61021vv , 14.10. 2015
https://www.blic.rs/kultura/vesti/otkriveni-temelji-crkve-u-tvrdavi-kod-novog-brda/61021vv, Spomenik: III, 51, novella 1434

dhe gjerësi 80m, ndërsa kisha katolike që ndodhej në këtë kompleks deri në vitin 1340 ishte nën dioqezën e Kotorit.
Mendimi se Artana (Novo Monte) ishte qendër kulturore serbe, vetëm për atë se shtrihet në territorin qendrorë të Gadishullit Ilirik, është në kundërshtim me realitetin historik të kohës dhe të vetë historikut të Novobërdës. Kjo bie në kundërshtim me logjiken e të kuptuarit të rrethanave historike për atë kohë, sepse qyteti i Artanës ishte i formuar si qytet, që kishte lulëzuar shumë kohë më herët se shekulli XIV-XV. Artana pra ishte një qendër e rëndësishme ekonomike e nënshtruar në vijimësi që nga antikiteti i vonë, në shërbim të Kostandinopojës, dhe pas pushtimit osman u vu në shërbim të kësaj perandorie.
Nga kjo dhe shumë të dhëna tjera kuptojmë se princër mesjetar nga Rasia as që kishin pasur rastin ta vizitojnë ndonjëherë qytetin e Artanës gjatë shekullit të XIV e lëre më të ndërtojnë atje ndonjë kishë.
Nuk pat ndonjë reagim nga pala shqiptare, dhe rasti kaloi në heshtje, madje edhe pasi lajmi për zbulimin e kishës u publikua në gazetën e përditshme beogradase“Blic”. Reagime nuk pat edhe më vonë kur u botua si libër i veçantë nga arkeologu Popović, i cili thotë se ia ka kushtuar realizimit të projektit për renovimin e kalasë së Artanës. Arkeologu serbë e shfrytëzoi heshtjen e shqiptarëve, andaj veproi i papenguar duke e përvetësuar dhe falsifikuar kulturën materiale të këtij lokaliteti. Përveç kësaj ekspertët tanë në mjetet e informimit deklaronin, se është duke u bërë një punë e shkëlqyeshme, madje thanë se u zbulua një hamam në citadelën e kështjellës së Artanës.
Ekspertet shqiptar qëndronin në heshtje për shumë devijime profesionale, madje edhe kur artefakte dhe qeramika e zbuluar, shpeshherë përziheshin me llaç dhe futeshin në mure.
Është me rëndësi të ceket se pikërisht prej vitit 2015, në institucionet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ishin emëruar këshilla drejtues (timonier), që drejtonin institucionet e trashëgimisë, madje këto këshilla tejkalonin kompetencat e drejtorëve të institucioneve. Përmes këtyre këshillave kalonin projektet, caktoheshin prioritetet si prioritet, hartoheshin rregullore, madje kishin edhe kompetenca të emërojnë dhe të shkarkojnë drejtorët e institucioneve. Në këto këshilla kryesisht ishin emëruar profesor të universitetit që ligjëronin lëndët e trashëgimisë, ekspert të fushës dhe ndonjë militant partiak. Për të gjitha këto devijime, dhe mos respektim të doktrinave e parimeve për konservim dhe restaurim të monumenteve edhe drejtuesit e këtyre këshillave heshtën pa u shënuar asnjë vërejtje prej tyre.
Punët restauruese në kështjellën e Artanës vazhduan me një dinamikë mjaft të shpejtuar. Në këtë rast në vend se të bëhet restaurimi i rrënojave të mureve ekzistuese, u veprua në kundërshtim me metodat e konservimit dhe restaurimit, duke ngritur muret në lartësi deri afër 10 m, duke futur elemente të reja në mure, dhe pa përfillur teknikat e murimit, dhe pa përdorur materialet e standardizuara për konservimin dhe restaurimin e monumenteve të kësaj kategorie.
Shikuar në aspektin shkencor është e qartë se, në këtë rast është aplikuar doktrina e gabuar e Viole Le Dyk, e cila njihet si doktrina e parë e konservimit të monumenteve në shekullin e XIX. Viole Le DYK(1814-1879), në pikëpamjet e tij pohon: “Të restaurosh një ndërtesë do të thotë ta risjellësh atë në një gjendje, e cila mundë të mos ketë qenë kurrë”. Si pas këtij koncepti teoria e Viole Le DYK cenonte thelbin e vlerave të monumentit (autenticitetin). Kundër pikëpamjeve të tij në atë kohë filluan kritikat e mjeshtrit francez Anatol Franc me rastin e restaurimit të kështjellës “Prrfond”, duke pohuar se janë murosur shumë gurë të rinj në kështjellë.

Spomenik: III, 51, novella 1434
Qazim Namani, Albanezul, Revista e diasporës shqiptare në Rumuni, Bukuresht, nr. 9, 2019, fq. 29

Vijon në pjesën e dytë..