Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë, Anila Pojani ka konfirmuar faktin se në Itali ka ndërruar jetë një shqiptare me origjinë nga Durrësi.

Pojani jep edhe detaje për këtë rast të rëndë, duke u shprehur se edhe familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.

Anila Pojani deklaroi më pas se situata nga virusi në shtetin italian paraqitet e rëndë, duke vlerësuar se në vendin fqinj janë mbi 8000 persona të prekur nga koronavirusi dhe ka rreth 450 viktima deri në këto momente.