Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett ka njoftuar se përkrahja e SHBA’vë për Kosovën do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.

Me anë të një mesazhi të urimit për festat e fundvitit Kosnett ka theksuar se përkrahja për njerëzit në Kosovë do të vazhdojë në përpjekje për ndërtimin e ardhmërisë, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë.

E këtë mesazh ambasadori amerikan e ka dhënë për qytetarët e Kosovës, duke iu uruar festat e fundvitit.

‘Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovës. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin’, ka thënë diplomati amerikan.