Gjashtë vendet që përbëjnë Ballkanin Perendimor (Kosova,Shqipëria,Maqedonia e Veriut, Bosnja ,Mali i Zi, Serbia) janë në mesin e gjashtë prioriteteve të politikës së jashtme amerikano-gjermane.

Kjo u shpalos pas një bisede telefonike mes presidentit të ri të SHBA-ve Joe Biden dhe kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.
Ish i dërguari i posacëm i Bashkimit Evropian për Kosovën Wolgang Petritsch, tha për Klan Kosova se bashkëpunimi Biden-Merkel që shihet si lidere e Evropës jep sinale konkrete në realizimin e marëveshjes finale Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë, përcjell Albinfo.ch.

“Ata do dërgojnë mesazhe të unifikuara ndaj të dyja palëve. Por mos e pritni njohjen formale të Kosovës nga Serbia para se në tavolinë të jetë propozimi gjithëpërfshirës i zgjidhjes.Ta potencojë, janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që se pranojnë pavarësinë e Kosovës .Serbia tani thotë pse ta pranojë unë Kosovën kur jo gjithë vendet anëtare të BE-së e bëjnë këtë. Si pasojë e kësaj mendoj se do në të ardhmën do të negociohet një paketë e madhe që i rregullon krejt këto gjëra. Kjo gjë do të kryhet natyrisht nga Administrata Biden”, tha Petritsch.

Megjithatë diplomati austriak parasheh se do të duhen tre vite që të arrihet deri te ujdia e madhe e cila do bëhet me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog Mirolsav Lajcak.

Pesë prioritett tjera të vendosura nga dyshja president –kancelare për politikë të jashtme janë Kina, Rusia, Ukraina, Afganistani dhe Irani.