Në kulmin e një përplasjeje serbo-malazeze për shkak të Ligjit të Fesë në Mal të Zi, Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze Mihailo, akuzoi Kishën Ortodokse Serbe si një organizatë politike që sipas tij mban peng tre vende në rajon.

Problemi i sjelljes dhe veprimeve të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi nuk është vetëm problemi ynë. KOS është bërë një problem ndërkombëtar sepse veprimtaria e saj politike në Ballkanin Perëndimor përfaqëson një frenin për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe integrimin në BE. Ajo mban peng tre shtete: Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën.

“Ajo po përpiqet që të ndalojë Maqedoninë, dhe veçanërisht Malin e Zi, në rrugën e saj drejt BE-së, dhe në planin afatgjatë ta kthejë atë në sferën e ndikimit rus”, shtoi më tej kleriku i lartë malazez.

Sipas tij, KOS është “mjeti i pashpjegueshëm” i ndikimit rus dhe politikës ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Asnjë politikan i madh në Serbi dhe Republika Srpska nuk mund të marrë një vendim të madh politik, pa miratimin e KOS-it, kështu që çështjet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor nuk do të zgjidhen kurrë: çështja e unitetit të Bosnjes, çështja e Kosovës dhe çështja e integrimit”, tha Mihailo.

“Kisha Ortodokse Serbe po demonstron fuqinë e saj këto ditë, si në Mal të Zi, ashtu edhe jashtë Malit të Zi, Vuçiç po ndjek një politikë konfuze në lidhje me atë që po ndodh në Mal të Zi dhe më gjerë, në lidhje me miratimin e Ligjit për Lirinë e Fesë, dhe jam i bindur që ai dëshiron eliminojë ose të paktën zvogëlojë ndikimin politik të KOS-it”, argumentoi Mihailo.

Në gjykimin e tij, për shkak të sekularitetit dhe mungesës së mekanizmave, bashkësia ndërkombëtare është e detyruar të ndikojë në organizatat fetare përmes veprimeve politike.

“Kështu ndodhi edhe në vitet 1990, kur duhej të rrëzohej regjimi i Slobodan Milloseviç, i cili ishte gjithashtu një problem malazez, rajonal dhe ndërkombëtar”, tha kreu i Kishës Ortodokse Malazeze.