Në vitin 1998 gjendja në Kosovë, ishte shumë me ndryshe se sa sot me një fjalë ishte një gjendje lufte. Me 22 mars 1998 ishin organizuar zgjedhjet në Kosovë në një situatë shumë të rëndë nën represionin serb.

Në video shihen qytetarët duke votuar në 1300 qendrat të vendvotimeve në mënyre të qetë. Kuvendi i Republikës së atëhershme ishte i përbërë nga 130 anëtarë.

Ibrahim Rugova ishte kandidati i vetëm në zgjedhje pa asnjë kandidat kundërshtar.

Rugova kishte dalë në dëborë të madhe për të hedhur votën. Ai ishte pritur nga një turmë e madhe të cilët brohoritnin emrin e tij.

Shqiptarët e Kosovës u përgjigjen me një bojkot të institucioneve shtetërore serbe duke ngritur qeverinë e tyre paralele, shkollat, spitalet dhe sistemin e taksave.