Shkruan: Aleksander HASANAS

Thessali – një vend ky i një rajoni të lashtë gjeografik maqedonas dhe një rajon administrativ i Greqisë së sotme moderne – Θεσσαλία (Πετθαλία – Petthalía) ky vend i njohur në Odisea e Homerit me emrin; Aeolia; Αἰολία u bë pjesë e Greqisë moderne në vitin 1881 pas kapitullimit të perandorise turke.
Ç’do të thotë thesali?
E para, vume re se Homeri e quan këtë rajon me emrin; Αἰολία Aeolia, për të cilën mendoj se do të thotë; “vend i ulët – ultësirë”, e ulta -Αἰολία. Sepse ky rajon i tillë është, i rrethuar përreth nga malet e larta si Olimpi apo vargmali i Pindit, etj në mes tyre lugina dhe ultësira e madhe e Trikallas dhe e Larisës formojnë një fushë të rrethuar si një unazë, kjo fushë është shumë pjellore dhe për këtë arsye “Thesalia” është i njohur si “hambar i Greqisë.” Ky rajon ende sot, ka prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Ky është “Thessar; Thesalia” – pasuri tokësore = vend; Tok –ara – tokë buke, TOCvend (Dhe; gr. These, θέσι ) i mbushur krejt ara toka të ulta “sheshe” pjellore të begata.

Vini re diçka të hollësishme:
Greq ………….. Shqip ……………..Ang.
Θέσε …<>…….. Set …………..….. Set
Θέση ………….Vend………………..Seat
Θέσει …………vë -vend/os………….. Put
Σετ ………..… vendos ……………..Set
Thessalia ky emërtim në gjuhën greke etimologjia e saj e pasigurt, ajo gjendet në shumë harta e shënuar: “Thettalia” … kujtoj këtu se “settan” nga proto indoeuropiane *sodéyeti nga *sod, do të thotë: ulet, ulët, vë vendos, (Tok).

Në gjuhën shqipe nga fjala shesh, sheshe (sese) kuptojmë një vend truall “et – es” të rrafshët; shesh, të sheshta, të ulta të drejta,
Vini re gjthashtu tek gjuha shqipe; drasa e sheshte prej druri ku grijmë mishin quhet “ese” ose Tok e rrafshët ashtu si ishte menduar herët në lashtësi nga i pari njeri:

TOK kal.
1. Grij mishin me satër mbi një dërrasë ese e rrah mbi të derisa të bëhet i përshtatshëm për qofte. Tok mishin.

MiliButka @ Gjuha Shqipe