Të gjithë ata që nuk janë në atdhe, mund të kthehen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se varësisht nga shifrat e të prekurëve gjatë dy javëve të ardhshme, por se në plan është që gjatë këtij muaji të hapen edhe kufijtë, ku të gjithë ata që ndodhën jashtë atdheut do të mund të kthehen

Shumë shpejt do të hapet kufiri me Kosovën, ndërsa nuk dha datë, teksa theksoi se datën e vendos qeveria në Prishtinë.

“Çdo gjë do të hapet, do ta menaxhojmë sa më mirë, por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do të zgjidhen në vijim, brenda majit, do të shohim deri në fund të kësaj jave sa do të jenë shifrat që t’i hapim dhe kufijtë me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”.