Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 21 vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes së profesorit Ukshin Hotit, ka përkujtuar atë në një mënyrë të veçantë.

Ai ka shkruar në qelinë e burgut ku ka qëndruar Ukshin Hoti në Prishtinë dhe nga aty ka përkujtuar me fjalë të mëdha atë.

Ndër tjera, Kurti citon një pjesë të librit “Bisedë përmes hekurash”, ku zhvillohet një dialogë midis Ismail Kadaresë dhe Ukshin Hotit.