Kancelari austriak Sebastian Kurz pas takimit me gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Vjenë ka thënë se Austria ka një lidhje ekonomike, historike dhe kulturore me këto vende.

Konferencën pas samitit, Kurz e nisi duke e falënderuar emisarin e BE-së Miroslav Lajçak për punën e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Kurz tha se në fillim të samitit diskutuan për pandeminë, por se është i lumtur që rrahja e kësaj teme është drejt fundit dhe po iu lë vend temave të tjera.

“Diskutuam me kryetarët e qeverive për tri tema. E para ishte pandemia. Ju e dini që e kemi luftuar me sukses të gjitha shtetet në Europë dhe në botë, sepse të vetëm s’mund ta luftojmë pandeminë. E dyta ishte perspektiva europiane e këtyre vendeve. Ka pasë përparime që duhet të pranohem siç është rritja e fuqishme ekonomike në Serbi. Reformat nga këto vende duhet pranuar nga BE. E treta është migrimi ilegal që për Austrinë është një problem masiv. Lufta ndaj kësaj dukurie mund të mbështetet me sukses me shtete partnere”.

“Ne do të mbështesim me dronë dhe kamera edhe më tej. Ndihmat ndaj Ballkanit Perëndimor s’janë lëmosha, por hapa prej të cilëve përfitojmë drejtpërdrejt si Republikë. Sa më herët ta luftojmë migrimin ilegal aq më i vogël të jetë shansi që këta të vijnë në Austri”.