Personat që kanë tatuazh në një pjesë të dukshme të trupit nuk do të pranohen asnjëherë për tu bërë pjesë e policisë së shtetit. Kjo parashikohet në rregulloren e re për policinë, mes ndryshimeve të tjera që lidhen me aplikantët që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Sipas dokumentit të publikuar, të skualifikuar janë edhe ata

-Që nuk kalojnë në kontrollin mjekësor

-Mungesa e besueshmërisë.

-Kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhetestin psikologjik, deklaron të dhëna të rreme.

-Rezulton i dënuar.

-Është përdorues droge.

-Ka varësi nga alkooli.

Ndryshimet në rregullore parashikojnë për të herë, që të drejtën për të aplikuar dhe për tu pranuar në kurset e Akademisë së Sigurisë, të cilët më pas rekrutohen për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Por cilat janë dokumentet që kërkohen?

-Formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit; fotokopje e kartës së identitetit; dokument që vërteton përfundimin e arsimit; fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; certifikatë e gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; raport mjekoligjor; fotokopje të librezës së punës (nëse i disponon) dhe dokument që vërteton se nuk është përdorues droge.

Dokumentet do sigurohen nga policia e Shtetit përmes komunikimit zyrtar me strukturat përgjegjëse për lëshimin e tyre, në mënyrë që të mund të shmanget çdo lloj mënyre manipulimi.

Të vetmit që mund të ketë lehtësime në procedurat për pranimin në Akademinë e Sigurisë janë fëmijët e punonjësve të Policisë, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës, apo për shkak të detyrës.