Shkruan: Fahri XHARRA

Ju ka shkuar mendja ndonjë të pyesni veten se pse sa herë ka zjarre të mëdha pyjesh ose qytetesh ,pas pakë kohe vijnë erëra aq të forta të cilat e keqësojnë gjendjen një peshë edhe më të madhe. Në këtë rast nuk guxon të quhet “ dënim i Zotit” por është një ligj natyror i baraspeshës ( ekuilibrit ) të temperaturave. Të spjegoj, zjarret krijojnë temperatura shumë të lartë të cilat e bëjnë një ndryshim të madh të nxehtësisë me rrethi e pa ndezur (rasti i Athinës ). natyra i ka rregulla të veta dhe këtu vjen në shprehje ligji themelor i natyrës , ai baraspeshës. Erërat krijohen nga ajri i ftohtë për rreth , ajër i cili mundohet ta barazojë temperaturën e ngritur ; sa më i madh zjarri aq më të larta temperaturat dhe qa më të forta janë erërat- kështu deri në djegëjen e fundit, dhe pastaj erërat ndalen. Natyra punon sipas ligjeve të saja. ajo nuk ka dhimbje por e kryen “detyrën “ e saj , nuk ka mëshirë deri sa njeriu si pjellë e natyrës e vetëdijshme për rrezikun mundohet ta ndalë zjarrin me mundësitë që ika .

Tek njeriu është pak ndryshe, për të rritur zjarrin ne fryjmë deri sa të merr madhësinë që na duhet.
E përpunova këtë shembull duke u bazuar në thënjen popullore shqiptare : Kush po i fryn zjarrit?
Të vetëdijesohemi që zjarri anti komb dhe anti-shqiptar tek ne është i ndezur nga armiqtë tanë, por si për çudi pa menduar fare po e fryjmë at zjarr për ditë e më shumë dhe nëse nuk dalim me sasi të madhe të ujit që t`a fikim ai do na e përpinë historinë, gjuhën, ardhmërinë deri në shuarjen përfundimtare të qenies shqiptare. E atëherë bota do të shkruan : na ishte dikur një popull që e zhduku vetveten duke i “ fryrë zjarrit “ të cilin ia ndezën fqinjët.

“Ishte një konspiracion të shëmtuar antishqiptar që ka nisur që në shekullin XVll, kundër Arbërisë dhe në favor të sllavëve dhe Rusisë: kundër arbërve në fillim dhe shqiptarëve më pas. Stambolli ka bënë me sllavët dhe Rusinë kundër arbëresho-shqiptarëve, sepse nuk ndihej i sigurt po të mos i osmanizonte shqiptarët. Kurse sllavët me Moskën në veprim, e kërkonin osmanizimin e Shqipërisë, që ta kishin të lehtë pastaj pastrimin etnik nga Sanxhaku e nga Nishi, nga Kosova e nga Ulqin, Tivari e Gruda, e kudo që kishte shqiptarë të fesë islame.” shkruan Spartak Ngjela.
“Janë afër 150 vjet që e gjithë historiografia serbe dhe greke është hedhur në një sulm të përbindshëm dhe herë-herë histerik për të “vërtetuar” se shqiptarët janë osmanët e turq. Kështu vijojnë edhe sot, kur gjithçka është shumë e qartë për historiografinë perëndimore” .“ Përpjekja otomane për osmanizimin e shqiptarëve ka qenë një egërsi barbare, por qëndresa shqiptare kundër tyre, kur të shkruhet e plotë, shumë shpejt do të hyjë si simbolikë e Perëndimit në funksion të vlerave të qytetërimit perëndimor”

Shkojmë më tutje,kush po i fryn zjarrit anti-shqiptar ? : “Kjo është një kohë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por shqiptarët janë në Shqipëri të uzurpuar nga antishqiptarët e korruptuar që, për të shpëtuar vetën dhe pasurinë e grabitur nga shqiptarët, goditën dhe nuk lejuan që të bëhej një punë akademike në lidhje me historinë dhe antropologjinë shqiptare. “ ( Spartak Ngjela, po aty ).

– Ku është Shqipëria dhe përse nuk ndihet zëri i saj në një situatë të tillë ? Si mund të rrijë indiferente Shqipëria ndaj asaj, që po i kërcënohet Kosovës ( zhdukja e identitetit shqiptar ) e cila është pjesë e trupit, e gjakut dhe e zemrës së saj ? -pyetje me vend.

E gjithë kjo që shkrova më sipër ishte vetëm parathënje e asaj që desha t` bisedoj me ju miq të nderuar, sepse atyre të kullave të kristalta, titujve të mëdhenj që i mbajnë, me të ardhura marramendëse as që po iu ndien .

E shikuat këtë foto, “ qenka “ veshje tradicionale serbe. Mirë ,po ne ku jemi ? Ku janë Institutet tona shtetërore , ai i Historisë, ai i Albanologjisë ? A e kemi ndo kë që shkruan dhe kujdeset për folklorin dhe etnografinë tonë ? Ansambli “ Kopaonik “ nga Leposaviqi (http://www.panacomp.net/kud-kopaonik-leposavic/ ) me një pafytyrësi historike e vjedhë folklorin tonë dhe e shëtit Europën duke thënë ja “ veshjet “serbe të Kosovës
(KUD – Cultural Artistic Society Kopaonik from Leposavic was founded n 1998 with the main aim or preservation the traditions and cultural identity of the Serbian people in Kosovo and Metohija.

The Kopaonik Folklore and Music Society is organized through three sections and a Workshop – the Music Section /school of violin, flute, frula pipe, accordion, piano and clarinet/, the Folklore Section /school of folk dancing, preparatory and performing ensembles/, the Singing Section /solo singing, groups of singers and mixed group/ and the Ethnic Dress Workshop.

Kopaonik Folklore and Music Society has had over 1500 public performances, seen by audience in many parts of Serbia, as well as in neighboring countries and abroad : Romania, Ukraine, Greece, Italy, Austria, Poland, Turkey, France, Spain, Belgium, Australia, Cyprus, Jordan, Tunisia, Bulgaria, Russia and Sweden. KUD Kopaonik’s repertoire includes 28 choreographed dances. So far, the Kopaonik KUD educated over 1600 members and currently has 320 members. (KLIKO LINKU)


Fotot e tregojnë heshtjen tonë ndaj vjedhjes serbe te traditës shqiptare.