Koxhabash quhej kryeplaku i fshatrave me popullsi të krishtere që luante rolin e ndërlidhësit të kësaj popullsie me pushtetin qendror.

Merrej me mbledhjen e taksave dhe të detyrimeve shtetërore, me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e grindjeve të individëve të veçantë etj. Kundrejt këtyre shërbimeve ishte i përjashtuar nga disa detyrime.

Në shek.XVII-XVIII koxhabashi fitoi një pozitë të veçantë, duke u bërë edhe rekrutues i ushtarëve me rrogë dhe u kthye në shfrytëzues i egër i popullsisë.