Është miratuar në Kuvend pasditen e sotme marrëveshja sekrete me kompaninë e vaksinave kundër koronavirusit, Pfizer.

Kjo marrëveshje është miratur me 94 vota pro, ndërkohë që 5 ishin kundër dhe 3 abstenim.

Shumë deputetë e kanë kundërshtuar idenë e marrëveshjes sekret, edhe Presidenti gjithashtu e ka cilësuar si jo transparente. Megjithatë në vendin tonë vaksinimi me vaksinën Pfizer ka nisur tashmë prej disa ditësh, teksa të parët që po vaksinohen janë mjekët, e më pas të moshuar mbi 75-vjeç.