Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Ai tha se në këtë takim e ka uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.