Lajme fantastike vijnë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njofton se në 24 orët e fundit 227 persona kanë rezultuar negativë në testet për COVID.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.

Numri i personave që e kanë fituar betejën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 5441.

Ndërkohë pritet përditësimi i të dhënave të COVID-19 nga ministria për 24 orët e fundit, për të mësuar numrin e të infektuarve të rinj.

Bëhu pjesë e grupit privat në Facebook për lajme ekskluzive