Igor Simiq nga Lista Serbë në seancën për votimin e qeverisë i ka kërkuar qeverisë Kurti që ti kenë dy ministri përndryshe nuk do ta votojnë qeverinë.
Simiq ka thënë madje se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak se me ligj atyre iu takojnë dy ministri.

“Nuk do ta përkrahim qeverinë, do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të shkeljes së ligjit sepse në bazë të votave ne na takojnë 2 ministri”, ka thënë Simiq.