Shkruan: Dr Nusha Hida Diba

Autori Fahri Xharra i librit “ Roma fliste shqip” në faqën 396 e përmendë “ Gurin e Zi”- “Lapis Niger” që konsiderohet se shkrimet në guri janë nga shkrimet e para latine . Autori e vë në dyshim që në atë kohë të jetë përorur latinishtja. Në libër lexojmë :”Guri i Zii gdhendur që është jashtë shpellës Grotta Oscura nga populli pellazgjik Vei e ka një shkrim shumë të hershëm.

Mbishkrimi daton që nga viti 575-555 para Krishtit. Mbishkrimi i Cipusit është i gjymtuar dhe ka formën e një piramide është në një alfabet latin arkaik, me karaktere alfabetike të prejardhjes greko-etruske, ( keshtu thuhet gjermë tani) Shkruhet herë nga njëra anë herë nga tjetra (si alternativë, nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të majtë , si lëvizin qetë kur lërojnë fushën ( UKIPEDIA)
Deri në demonstrimin e vërtetësisë së fibulës prenestine, ky dukej se ishte mbishkrimi më i vjetër latin i gjetur ndonjëherë, duke rezultuar i pakuptueshëm. Eshtë e nevojshme te sillet në latinishten klasike, ( që gjer më sot nuk është sjellur) ku prej aty rezultojnë dallime të dukshme veçanërisht për morfologjinë dhe fonetikën: ( po aty)
Ky lajm është sjellur shumë bukur nga prof. FAHRI Xharra në librin e tij “Roma fliste Shqip” dhe është materiali i dytë mbi të cilën ai mbështetet se mbishkrimi nuk është ne latinisht por është në gjuhën shqipe. Nuk duam të marrim përsipër shkrime historike që deri tani nuk i ka marrë askush përsiper t’i përkthejë por do japim mendimin tone modest jo për të konkuruar me ndonje mendim a person por në ndihmë të shkencës e historisë.
Që në vitin 1889 kur është gjetur rreth ketij guri ka pasur shumë polemika.


I pari që referoj në menyre zyrtare është Giuseppe Gatti (.ACME – Annali della Facolta di Lettere e Filosofia dell’università degli studi di Milano , Volume LVIII- Settembre –dicembre 2005) i cili duke pergatitur shkrimin për (Notizie degli scavi di antichità) kufizon përshkrimin e vendit të gjetur duke thënë që mbase prezanton një vend religjioz i hapur i goditur nga rrufetë dhe që legjenda popullore e kujton si varrin e Romolo ( Themeluesi i Romës)( G.Gatti, Nuove scoperte nella città di suburbio, Notiie degli Scavi di antichità, 12, 1898 pp. 491-492) .
Pa dashur te sjellim polemikat qe jane bërë rreth ketij guri në shekuj këtu kërkojmë pa sforcime të shqipërojmë gurin e gjetur në Romë.
Sigurisht kush e lexon këtë gurë tani nuk duhet te imagjinojë e lexojë ne shqipen e sotme për të cilën jane bërë shumë kongrese drejtshkrimi për t’a sjellë në gjendjen që është sot, duhet të imagjinojmë një gjuhë që ka përdorur zanoret por që i ka vendosur siç ka dashur vetë (edhe sot në gegnishte ndodh kjo ) dhe për këtë më shumë do mbeshtetemi tek dialekti gegë i folur sot në pjesë qendrore e veriore të trojeve të vjetra shqiptare. Mos të presim fjali të plota sepse guri është dhe i dëmtuar dhe duhet të jenë fshirë shumë nga shkronjat, plus gjuha e vjetër është shumë arkaike edhe për shqipen, por shumë nga fjalete Lapis Giner shqipërohen shumë thjeshtë dhe kjo na bën krenarë sepse edhe pse e quajnë grego- etruske nuk kane arritur t’a përkthejnë vetëm kanë përdorur legjendën popullore që aty eshte varrosur Romolo themeluesi i Romes.
Karekteristikë e ketij shkrimi është që shkruhet herë nga e djthta dhe herë nga e majta Në disa nga rreshtat shprehjet janë të ndara dhe me dy pikësha . Nuk duam të marrim lavdinë mbi mundin dhe sakrificën e shumë studiuesve që janë përpjekur t’a përkthejnë gurin por të lajmerojmë të gjithë këta studiues se nëse do kërkonin ndihmë nga gjuha shqipe besoj se do gjejnë përgjigjen që se kanë marrë me shekuj, jo nga gjuha greke , por nga gjuha shqipe e cila flitet edhe sot mbase po me ate stil mënyrë që flitej edhe mijëra vjet më parë.
Me anë të këtij guri ne kujtojmë dhe fjalë të vjetrat tona që i kemi në përdorimin e përditshëm por harrojmë sa të vjetra janë dhe që në gjuhën shqipe kanë përfaqësuar më shumë se një objekt ose përcjellin një ose më shumë kuptime.