Blerim Latifi, profesor universitar i Filozofisë, ka folur pas thirrjes publike të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për shqiptarët e Amerikës që të votojnë për Joe Biden.

Latifi ka thënë se nuk dramatizuar për thirrjen e Kurtit, pasi ky i fundit aktualisht nuk e përfaqëson asnjë institucion shtetëror të Kosovës.

Sipas tij, secili ka të drejtë legjitime të deklarojë preferencat dhe dëshirat e tij për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Nuk e di pse po e bëjnë dramatike këtë punën e thirrjes publike të Kurtit për shqiptarët e Amerikës që të votojnë për Joe Biden.

Kurti aktualisht nuk përfaqëson asnjë institucion shtetëror të Kosovës, madje nuk është as deputet, prandaj thirrja e tij nuk bartë asnjë implikim të supozuar diplomatik.

Është e drejtë legjitime e secilit të deklarojë preferencat dhe dëshirat e tij për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, të cilat, deshtëm ose nuk deshtëm ta pranojmë, nuk janë vetëm çështje e brendshme e tyre, për faktin se jetët e njerëzve gjithandej botës influencohen nga vendimet që merren në Shtëpinë e Bardhë.

Zgjedhjet në SHBA përbëjnë ngjarjen më e rëndësishme globale që përsëritet në çdo katër vjet.