“NUK MUND TA DIJË GOMARI SI SHKON PAZARI
Nuk është problem pse njerëzit sa më të paditur preferohen të ngrihen në pushtet, pse mund t’ua kenë inatin intelektulët e mirfilltë të cilët asnjëherë nuk e përkulin kurrizin para pushteteve jodemokratike, as pse nëpërkëmbet dhe merret në qafë zhvillimi dhe ardhmëria e shtetit dhe e qytetarëve të tij, por pse këta injorantë lehtë mund t’i besojnë të ashtuquajturës „Enciklopedia Maqedonase“, e cila thotë se shqiptarët në Maqedoni paskan ardhur pas shekullit të 17-të, se janë!
Por, gjithë ato mbretëri, ai qytetërim tepër i zhvilluar për kohën, dhjetëra mbretëri, shtete dhe principata, qindra qytete dhe qendra të zhvilluara në Gadishullin Ilirik, si në mbretëritë Pajone, Dardane, Epirote, Maqedhone (Emadhia), me mijëra vjet para ardhjes së sllavëve, bullgarëve dhe grekëve të sotëm (grekët e lashtë, helenët kanë qenë ilirë-epirotë-arbër-arvanitë) në këto hapësira, a mos i ndërtuan dhe qeverisën alienët?!
Le të thonë bile se shqiptarët janë vëllezër të alienëve, meqë kjo i shkon propagandës së tyre, dhe këtë mund ta besojnë lehtë disa nga politikanët analfabetë në Maqedoni!”.