BABA ZEUSI
Të gjithë autorët e lashtë që kanë shkruar për Zeusin e kanë quajtur
Perëndia e Përëndive ose Babai i Perëndive.
STUDJUESI SHQIPTAR PROF. DHIMITËR PILIKA
ka gjurmuar simbolikën Pellazge Dodonase.
Ai shkruan:
“ … Dodona është faltore e Zeusit, se Zeusi është krijuesi i ligjeve të mira dhe të drejta, pra i kodit Hyjnor ”.
HAMONDI
na thotë se Zeusi ka origjinën nga viset Ilirike, përkatësisht të Kaonisë. Zeusi ka lindur në Akrokeraune, në malet e Vetëtimës.
STRABONI
e vendos Zeusin në malet e Vetëtimës ose në malin e Çikës, vendlindjen e Zeusit të gjithëpushtetshëm Pellazg, nga ku gjuante me rrufe, mbi detin e Himarës, detin Jon dhe mbi gjithë Prapësitë e Botës…”
Atje Zeusi pëshpëriste urtësinë përmes shushurimës së gjetheve të lisit të Shenjtë.
AUTORË TË TJERË ANTIKË
dëshmojnë se Kaonët dëgjonin thëniet e Zeusit Pellazg.
Historianë të lashtëshisë na tregojnë se Zeusi ishte Perëndi e shuar. dhe ai, kur ndërroi jetë, u varros në vendin e lindjes, në malet e Kerauneve, ku lëshoheshin vetëtimat, në një vend të lartë, të ftohtë, me borë, akuj, dhe i pyllëzuar me Lisa.
SIPAS MENDIMIT TIM
Për të shpjeguar vendndodhjen e Zeusit, (vendin e varrit),
duhet të sqarojmë pozicionin dhe emrin e malit të Lipes, sot Bogonica (emër Sllav).
Ky mal është fundi i vargmaleve të Kerauneve, ose mali i Vetëtimave, në pozicionin nga lindja .
Studiuesit tanë të historisë dhe të gjuhës shpjegojnë se Sllavët kanë huazuar gjuhën shqipe dhe në dyndjet e tyre përshtatën emërtimet në Zot-Bogo dhe Vend-Nicë, duke i marrë këto emërtime nga vendasit.
Nga vendasit, qysh nga lashtësia, është përdorur emërtimi i maleve tona si vendi i Zotave.
Në vendin e quajtur maja e Melishtës, janë disa punime të nëndheshme, si dhe një tunel uniformë hapur në një shkëmb dhe përfundon në tri dhoma të cilat nga jashtë duken sit re Kodra të vogla, të ngjitura me njera-tjetrën, duke u zvogëluar shkallë-shkallë.
Këto punime janë të parealizueshme nga dora e njeriut sot, edhe i kohëve për të cilat flas, e për këtë mendoj se duhet një studim i hollësishëm nga specialistë të fushës së Arkeologjisë , Shpellologjisë dhe të Paleontologjisë.
Po t’i kthehemi emërtimit të Melishtë na del si vendi- “me lisa”: “MELISA“. Është i njëjti emër, duke marrë parasysh edhe ndryshimet gjatë rrjedhës së shekujve.
Në këtë vend kur kemi bërë sondazhe gërmimesh sipërfaqësore në ditë të ndryshme në të katër stinët të vitit, duke filluar nga qafa e ShënGjergjit, duke ecur faqes së vargmalit të Akrokerauneve, fillonte menjëherë një ministuhi dhe në largimin tonë moti qetësohej me gjithçka në mënyrë të tillë, sikur ne nuk kishim bërë asnjë veprim.
E për këtë mendoj se ky vend është i shenjtë, pra Zeusin e mbron Orakulli i tij nga maja e Zezë.
Në shpatin e malit të Lipes kemin dolmenin “ Guri më Qiell ”, një Monument Natyror i arkitekturës prehistorike. Kështu është quajtur nga studjuesit tanë sot.
Nga forma dhe ndërtimi i tij të jep përshtypjen e një tryeze të stërmadhe guri,
por edhe sot nga vendasit quhet Sofra e Zotit.
E për këtë lind pyetja:
– Ky dolmen është produkt i punës njerëzore i paraardhësve tanë apo është rastësi e Natyrës?
Kjo mendoj se i takon specialistëve dhe duhet, për t’i dhënë një përgjigje më të plote.
Pak më lart nga “Guri më Qiell”, afërsisht në një distancë prej 300m në vijë ajrore, pranë një pylli shekullor, kemi një bllok pemësh -Hercash: Lisi të shtrirë në pozicionin Jug-Veri.
Në krye të këtij terreni janë bërë punime nga dora e njeriut dukshëm shekuj më pare.
Aty eshtë një prerje shkëmbi me gjerësi 1.5m dhe gjatësi 3.8m, e, mbi këtë shesh të formuar, është vendosur një pllakë guri, mbi një mur përgatitur më pare nga dora e njeriut.
Lartësia e pllakës së gurit nga toka është reth 1.5m, dhe trashëshia e saj është reth 30cm, dhe akoma, në perëndim të saj ka një depozitë guri me sipërfaqe gati 4m2 pranë pyllit të Hercës.
Me të drejtë mendoj se kemi të bëjmë me një objekt ose monument ku vendasit kryenin ritualet e faljeve apo lutjeve sipas botëkuptimit të tyre, por me gjasa edhe vend i caktuar për të kryer ritualet pagane ose për të bërë fli, siç thuhet në gjuhën popullore, si dhe për të dëgjuar fatin e tyre.
E, për sa them më lart, për flijimin e bagëtive përdorej depozita ose vaska, e cila ndodhet nga ana e perëndimit. Kur bënin fli, sigurisht koka kthehej nga Lindja, dmth nga Dielli. Edhe sot ky zakon pagan vazhdon të zbatohet akoma nga vendasit, e sidomos nga barinjtë tanë.
Legjendat dhe gojdhanat duke udhëtur nër vite, nga brezi në brez kanë ardhur deri në ditët tona, dhe thonë :
“Palakrinët(Pelegrinët) që vinin në Tempullin e Zeusit, në majën e Zezë, nuk ishin vetëm shqiptarë, por edhe nga mbarë bota. Dhe ata në këtë tempull çonin dhurata nga më të çmueshmet, këshilloheshin me “Palsat” ose “Plakat Profetesha”, dhe nuk largoheshin.
Ata flinin jashtë, në natyrë, duke pritur të mësonin të fshehtat e jetës, apo të fatit të tyre.”
Legjendat tregojnë për aftësitë çudibërëse të “Plakave Profetesha”, për diturinë mjekësore, bujqësore e blektorale, si dhe llojet e bimëve, të cilat i përdornin për shërimin e sëmundjeve, dhe kjo, jo vetëm për njerëzit por edhe për gjënë e gjallë.
Nga hulumtimet e mia sot kam hasur që shkenca ka zbuluar se “Plakat Profetesha” kanë pasur njohuri edhe për energjinë Skalare, të cilën e zbatonin në mënyrë të përsosur për fenomenet çudibërëse. (shpjegim më i hollësishëm i takon shkencës sot).
SQARIM:
ENERGJIA SKALARE OSE “NUMERIKE”
ka të bëjë me ADN-në. ADN-ja jonë është e aftë të prodhojë dhe të marrë tinguj (fonone) dhe dritë (fotone). ADN-ja madje mund të kapë fotone në një thurimë fotonesh (shih hulumtimin e profesor Fritz-Albert Popp dhe Institutit të Biofizikës në Neuss, Gjermani); për shkak të spiralës së saj të shenjtë – të dyfishtë, ADN-ja është në gjendje të dredhë dritën rreth strukturës së saj spirale të dyfishtë (helix) në vend që të lejojë të vazhdojë përgjatë një rruge lineare. ADN-ja është një lloj lente që mund të tërheqë energji elektromagnetike në vetvete.
Stephen Linsteadt dhe Maria E. Boekemeyer theksojnë: “Çdo reaksion biokimik paraprihet nga një sinjal elektromagnetik”. Matrica që prodhohet dhe mbështetet nga luhatjet e frekuencave “siguron kalimin energjik prapa çdo funksioni qelizor, përfshirë dërguesit e ADN-së/ARN-së; membranat qelizore skanojnë dhe konvertojnë sinjalet në ngjarje elektromagnetike, pasi proteinat ndryshojnë formë ndaj vibrimeve të frekuencave të veçanta rezonante.”
Sipas fjalëve të Iona Miller-it dhe Richard Miller-it, “Kodi gjenetik shndërrohet në lëndë/materie fizike me anë të sinjaleve të zërit dhe të dritës.”
Jeremy Narby: ADN-ja jonë mund të “lexohet” ose “rishkruhet” si një kod gjenetik tekstual (dhe akustik). Hulumtimet nga grupi rus i Peter Gariaev-it sugjerojnë fuqishëm se kromozomet prodhojnë dhe marrin informacionin që gjendet në “tekstin” e ADN-së në mënyrë që t’i kodojë dhe t’i dekodojë ato; kromozomet grumbullohen në një thurimë holografike të dizejnuar për të gjeneruar dhe interpretuar valë shumë të qëndrueshme të tingullit dhe dritës që drejtojnë të gjitha funksionet biologjike. Rezultatet e ADN-së gjuhësore të grupit kërkimor të Gariaev-it pasqyrojnë mësimin BIBLIK: “Në fillim, ishte fjala”.
Glenn Rein dhe Rollin McCraty zbuluan dhe dëshmuan me eksperiment se emocionet si zemërimi dhe frika mund të mbledhin (tendosin) ADN-në; ato kanë fuqinë për të kontraktuar molekulën e ADN-së. Megjithatë, emocionet e gëzimit, mirënjohjes dhe dashurisë e lëshojnë (shtendosin) ADN-në, duke e shpërbërë atë. Këtu gjejmë një lidhje të drejtpërdrejtë midis energjisë së rrotullimit (valëve skalare) dhe emocioneve të mira të jetës, sidomos dashurisë së pakushtëzuar.
Tani shqyrto implikimet e teorisë së Winter-it që e-mocionet mund të programojnë ADN-në tonë dhe zbulimet e Masaru Emoto-s se vetëdija njerëzore ndikon në strukturën molekulare të ujit; kjo është veçanërisht e vërtetë për ujin me cilësi të lartë, i cili formon modele të bukura kristalore në përgjigje të sjelljeve të mira dhe pamjeve pozitive në përgjithësi – veçanërisht kur shoqërohet me tinguj të mirë shërues.”
Palakrinët(Pelegrinët) përfundonin ritualet te tempulli dhe udhëtonin drejt faltores së Zeusit e cila sipas meje ndodhet në shpatin e malit të Lipes. Rruga e cila të çon në faltore kalon përfund malit që ndodhet mbi Horë ose siç i thonë sot: mbi. fshatin Vranisht.
Jo shumë larg nga faltorja pothuajse 30-40 minuta me këmbë kemi gurin që i thonë:
“GURI I GRAVE:
”një gur i stërmadh me shpella dhe guva nga të dyja anët .
Pelegrinët; të lodhur nga rruga e largët pushonin te Guri i Grave,
linin placket që nuk u duheshin në faltore, dhe niseshin në shpatin e malit të Lipes, për në Tempull.
Pranë Gurit të Grave, kemi gjetur me shumicë qeramikë si dhe mure të vjetër, sot koha pothuaj i ka mbuluar me zhavor dhe gurë, ardhur nga lart malit.
Janë shumë gjurmë, edhe ato folklorike, të cilat na japin të drejtën të mendojmë se kemi të bëjmë me një vendbanim të hershëm të lashtësisë.
POSHTË TEMPULLIT NDODHET SHPELLA E LIPES.
Në shpellë gjenden punime të hershme nga banorët rreth saj.
Këtu, Palakrinët ose Pelegrinët, binin ose blinin bagëti, për t’i flijuar në shenjë nderimi ndaj perëndive të tyre.
Mbasi kryheshin të gjitha ritualet e lutjeve dhe nderimit të perëndive, dhe flijimeve për to, gratë ktheheshin për të fjetur të Guri i Grave.
Burrat rrinin aty dhe mbasi piqnin mishin që kishin flijuar, e ndanin atë për bamirësi, flinin jashtë në natyrë, ku edhe sot ka gjurmë të guvave të cilat i bënin për tu mbrojtur nga i ftohti.
Në mëngjes, kur dielli ishte shfaqur i gjithi, ktheheshin te Guri i Grave, dhe sëbashku me to ktheheshin në shtëpitë e tyre për të vazhduar jetën e përditshme.
Në pozicionin përballë majës së Melishtës (vendodhja e Zeusit),
jo shumë larg nga faltorja, në afërsi të shtegut të Lipes janë gjurmët
e një banese të hershme në largësi të dëgjimit të zërit të njeriut.
Sipas mendimit tim, kur largoheshin Palakrinët ose Pelegrinët,
atje shkonin Tomorët të cilët i trasmetonit Zeusit lutjet e Palakrinëve ose Pelegrinëve.
MITHAT FRASHËRI SHKRUAN:
“Në Dodonë Orakullin e kuptonin duke shikuar tri gjëra:
Lisat e Hyjit, Pëllumbat dhe Kazanët e Bakrit ”
STRABONI SHKRUAN:
“ Kjo enë prej bakri ishte brenda në faltore dhe kishte mbi vete një shtatore “Zane”, e cila mbante në dorë një kamzhik prej bakri.”
Kamzhiku ishte i trefishtë, në forëm zinxhiri, i përbërë prej tre vargjesh, të cilat kur tundeshin prej erërave godisnin kazanin prej bakri dhe nxirrnin tinguj të gjatë, sa ai që numëronte mund të arrinte numrin katërqind.
Ky tingull i zgjatur: DOOO,… DOOO, që dilte nga kazani i bakrit, të krijon idenë se emri DODONË e ka origjinën nga këto dy bzane ose rrokje.
KEMI EDHE NJË FAKT TJETËR:
Në fshatrat Vranisht dhe Tërbaçe, dhe përgjithësisht në Lumin e Vlorës, fëmijët nënës i kanë folur “ DO”, “DODÓ”, OSE “DEDÉ” ;
ndërsa sot, fëmijët e vegjël u thërasin gjysheve “ DO”, “DODÓ”, OSE “DEDÉ”.
Nënat dhe gjyshet tona sot iu thërasin fëmijëve: eja te “DO-ja”, te “DODÓ-ja”, OSE te “DEDÉ-ja”, dmth te “SHENJTËRIA JOTE ” .
Kjo nuk është e rastësishme, por ka kuptimin e thellë të saj.
SIPAS STUDIUESVE DEL:
“DODONA” ose “HORA”, OSE “ORA”, ose “ZANA” : njohu një lulëzim dhjetra shekullor, qysh prej shekullit të 13- të prk; dhe u shkatërrua, jo për herë të parë në vitin 218 prk
nga gjenerali Dyrrimahu. Nga emri me gjasa duket si Saraçen Afrikan, i ardhur nga Kartagjena.
Por viti është i dyshimtë sepse në atë vit Kartagjenasit luftonin më shumë në Spanjë.
Pal-Emili, Anici në vitin 168 prk, kanë marrë me sulm: Horën, dhe tre fortesa të tjera: Falasin, Tekmonin, Pasaronin. Horasit rezistuan edhe 3 muaj pas prishjes së ujësjellësit. Pastaj u dorëzuan dhe u vranë të gjithë. Shtatëdhjetë (70) qytete në Iliri u rrënuan.
Horën, Kryeqytetin e shkatërruar të pellazgëve e rindërtuan edhe një herë trashëgimtarët e Pirros. Dodona pësoi edhe një shkatërrim tjetër të plotë në vitet 88-87 prk.
Banorët e hershëm që jetonin rreth tempullit të Zeusit ishin dëshmitarët e shkatërrimit, të rindërtimit dhe përsëri të shkatërrimit total të këtij tempulli, nga keqardhja këtë vend e quajtën: Maja e Zezë ” Edhe në Melishtë të vendndodhja e Zeusit , poshtë tij u quajt “ Mali i Zi ”.
Të gjitha këto nuk janë rastësi por shprehje hidhërimi!
MELISHTA JU LUTET “ EJANI te DODO-ja ,te SHENJTËRIA JUAJ ” në Vranisht ose Tërbaçe se ju pret!